Dash Sula: Pata një nuhatje politike dhe nuk rashë në atë gropë që ra Lapaj

17 Korrik 2025, 21:20Politika TEMA
Dash Sula: Pata një nuhatje politike dhe nuk rashë në atë

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ishte i ftuar në A2 CNN ku komentoi “telenovelën” në kampin e “Nismës Shqipëria Bëhet” se kujt i takon mandati i fituar.

Sula shprehet se të dyja palët kanë përgjegjësi për situatën e krijuar, teksa shton se Lapaj bëri shumë deklarata populiste gjatë fushatës që nuk mund t’i gëlltiste lehtësisht.

“Shyqyr që pata një nuhatje politike dhe nuk rashë në atë gropë që ra Lapaj. Kjo është një telenovelë meksikane, por po të shikosh u harrua Thethi. Kjo është si ajo dasma që bëhen tapë njerëzit e nuses me të dhëndrit. Këto janë parti të reja me hile të vjetra. 

Unë ju kërkova garanci kur pata kontakte me ta përpara zgjedhjeve të 11 majit. Për mua të dy palët kanë përgjegjësi. Por përgjegjësia më e madhe i përket Lapaj. Duhet të ishte më i kujdesshëm. 

Ai tha që nëse do merrte një mandat, ai nuk do t’i takonte atij. Është e vështirë të gëlltisësh ato që ke thënë”, u shpreh Sula.

4 Komente

  1. D
    Dash Peqini

    Skile je ke nuhatje bravo , te pakten u largove me nder......

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shigjetari

      Sula i Peqinit qenka si zagari i gjahut qe nuhat prene . Ky shok i Olsit, gjithnje pas pilafit , zbulon pislliqet qe ben politika . Ishte nga te fundit qe ju bashkua bandes se Mulir dhe Vokshit , se Sala ishte ende ne ballkon . Qe kur u fut ne ate bande e deri para zgjedhjeve , ç'nuk beri , me menyra nga me te ndryshmet qe te binte ne sy se ishte nje luftetar i devotshem i PD-se . Kur e pa qe nuk e vleresuan si te tille , po e lane jasht zgjedhjeve , nxori shpaten dhe po lufton me mullinjte e eres si Don Kishoti . Ende nuk e kupton gjeli qe nuk ben dot veze .

      Përgjigjjuni
      1. p
        peqinsi

        hahahaha...paska nuhatje politike ky gjeli peqinit.. eshte nje rrot kari qe ka rene gjate viteve ne para dhe i duket vetja i mencur shume...plehre e vertet

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje