Deklarata e fortë e avokatit: Veliaj do kallëzojë Begajn në SPAK për shkelje të detyrës

1 Tetor 2025, 22:00Politika TEMA
Deklarata e fortë e avokatit: Veliaj do kallëzojë Begajn në

Avokati Arbër Hoxha ka deklaruar në një lidhje direkte për Klan News me Besard Jacaj se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të ushtrojë të drejtën për të kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për shkelje të Kushtetutës dhe shpërdorim të detyrës.

Sipas Hoxhës, Presidenti Begaj ka kryer një nga shkeljet më të rënda të nenit 115, pika 2 të Kushtetutës, duke konsideruar se ankimimi në Gjykatën Kushtetuese pezullon çdo vendimmarrje të Këshillit të Ministrave deri në vendimin e Gjykatës. “Në këto kushte, besoj se zotit Veliaj, patjetër që do të ushtrojë të drejtën e kallëzimit penal për Presidentin e Republikës”, tha avokati.

Hoxha theksoi gjithashtu se Gjykata Kushtetuese i kishte komunikuar ditën e djeshme presidentit se vendimi mbi shkarkimin e Veliajt ishte i pezulluar dhe, ndërkohë që presidenti mund të dekretonte zgjedhjet për pesë bashki të tjera, për Tiranën duhej të priste vendimin e Gjykatës.

“Është 100% e sigurt. Zoti Veliaj është në të drejtën e tij legjitime dhe kushtetuese për të ushtruar kallëzim penal pranë SPAK, duke qenë se presidenti i Republikës është një nga subjektet e nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale dhe patjetër do ta ushtrojë këtë të drejtë. Mbi të gjitha, presidenti duhet të jetë garant i Gjykatës Kushtetuese”, përfundoi Hoxha.

10 Komente

  1. B
    BabaXhani

    Hallall. Edhe keshilltarin ligjor te Begajt qe duhet te jete ndonje qe qihet ne bythe me siguri

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Ilir Rusmajli quhet...ish minister i pd.

      Përgjigjjuni
      1. d
        demokrati i vertete

        ...dhe shto, zevendeskryeminister i Saliut. Kete sa per statistike se tashme ka kohe që jane të divorcuar.

        Përgjigjjuni
    2. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

      Kam nje kuriozitet : Lali Erit dhe gruas se tij i jane bllokuar llogarite , pronat...etj Ku i gjen leket per te paguar avokatet shqiptare dhe sidomos avokatet e huaj qe kushtojne sa qimet e kokes ?

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oficeri dulles

        Pirth e Perth o Liku ,ketu kurioz duhet te jesh si institutions e vendit shkelin ligjet po ne qe jemi popull cfare mund te bejme

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

          Mos u nxe mor burre , nje pyetje bera.Ne qe jemi popull vetem do rrime te shohim skemi cbejme. Tani nuk e ka mendjen njeri te populli , por te lufta Rama - Veliaj.

          Përgjigjjuni
      2. T
        Teo

        Began eshte ne spak per pronat e ushtrise. Eshte mesuar.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          O ZOT SA E DUAN DEMOKARTET ERIONIN O ZOT

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeli

            Po te vuri perpara I ligu hapi rrugen

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Me këtë temë të ditës ushqehen nga mëngjesi në orët e vona të natës turli lloj ekspertësh, që luajnë me lojra fjalësh medemek ligjore dhe kushtetuese. Që të mos keqkuptohemi, që në fillim po them se për mua, në ka një veprim të nxituar, për të mos thënë i gabuar, nuk është dekreti i Presidentit, po arrrstimi dhe mbajtja më burg padrejtësisht e Erion Veliajt, kryetarit të zgjedhur të Tiranës. Që këtu fillon Saga e tij, e cila me gjasa do zgjasë me vite. Ai është në të drejtën e tij, kushtetuese gjithashtu të mbrohet dhe të klrkojë të drejtën e tij deri në fund, deri në Strasburg që uroj t'ia arrijë. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana e dytë e saj kuptohet kur kërkohet përgjigja për pyetjen: A duhet të vazhdojë bashkia më e madhe e vendit ku jetojnë 1/3 e shqiptarëve, me muaj apo dhe vite (minimumi deri pranverën e 2027) pa administrator? Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetje, para interpretimeve të pa fund dhe të pa bukë të neneve, gërmave apo presjeve të ligjeve dhe kushtetutës, të cilat së pari vetë nuk janë perfekte, por gjithsesi edhe kur janë, interpretimi i tyre nuk shmanget dot, atëhere përgjigjia e pyetjes së mësipërme do ishte: Jo! Sepse në këtë rast prevalon interesi publik, dmth shërbimi ndaj qytetarëve, dhe mu këtu hyn në lojë politika, pra kërkohet dhe jepet zgjidhje pprnes saj. Kjo ka ndodhur! Dhe është rruga e duhur. Sa i përket mëshimit që i bëhet nenit 115, dhe këtij për qëllime politike gjithashtu, harrohet se ky nen vepron kur kryetari i bashkisë cilidoqoftë ai, shkarkohet nga Qeveria për "shkelje të rëndë" të Kushtetutës (pika 1 e tij) dhe meqë nuk jemi në këtë rast, atëhere dhe pika 2 e tij nuk vlen, sepse leximi i tij, nuk mund të merret i shkëputur nga tërësia e tij, që dmth, ankimimi në Gj.K dhe më pas pezullimi i VKM, e aq më pak i dekretit të presidentit, nuk ka më kuptim. Debati, interpretimet, dëshirat e njërit apo tjetrit analist a jurist, të njërit apo tjetri formacion politik do të vazhdojnë, ndërkohë që në 9 nëntor 2025, do bëhen zgjedhjet dhe në 10 nëntor Tirana do ketë kryetarin e ri, atë që do votojë populli i saj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje