Shqipëria do të ketë një politikë kombëtare për tokën, Lamallari mbledh komitetin ndërministror

1 Tetor 2025, 20:13Politika TEMA
Shqipëria do të ketë një politikë kombëtare

Shqipëria do të ketë më në fund një politikë kombëtare të qartë për shfrytëzimin dhe menaxhimin e tokës. Me mbështetjen e Bashkimit Europian ka nisur tashmë një punë konkrete për të finalizuar një proces, i cili është mes të tjerash edhe një detyrim në kuadër të integrimit.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim në cilësinë e drejtuesit të Komitetit Ndërministror për Reformën e Sistemit të Menaxhimit të Integruar të Tokës.

Të pranishëm ishin gjithashtu ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe zv.ministra të tjerë anëtarë të këtij komiteti.

“Në takimin e Komitetit Ndërministror për Reformën e Sistemit të Menaxhimit të Integruar të Tokës. Me mbështetjen e BE-së po përgatisim një politikë kombëtare të menaxhimit të qëndrueshëm të tokës, jo thjesht si përmbushja e një detyrimi formal në avancimin e procesit tonë integrues, por mbi të gjitha për të adresuar të gjitha sfidat që lidhen me çështjet e pronësisë, bujqësisë, zonave të mbrojtura dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Besimplotë se në finale të kësaj pune që tashmë ka nisur, Shqipëria do të ketë një dokument solid, gjithëpërfshirës dhe të pranuar nga Brukseli për menaxhimin e tokës si aseti ynë kryesor dhe pikënisja e çdo plani zhvillimor që na duhet për këtë fazë të re ku ka hyrë vendi”, thotë ministri Lamallari në përfundim të takimit.

3 Komente

  1. N
    Ndini

    Lama ne gegnisht eshte fusha ku shihet gruri, lamallar ose kokqep sic eshte ky shtremsi do te thote t’i besh mutin drejtesise duke vu kte minister, njelloj si ulusia po pak me i trashe…

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Ndini nga Koka njësoj, po per Tru,ka me shume ky i imi.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pis milet

      Kini filluar te jepni lajme humoristike …per te tilla lajme, duhet te krijoni nje rubrik te re tek Tema me emertimim “ humor dhe tallje”

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje