Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ka theksuar se forca politike që ai përfaqëson mbetet e qëndrueshme në parime dhe nuk përfaqëson asnjë lloj ekstremizmi.
Ai kritikoi Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë për mungesë ideologjie dhe ka theksuar distancimin e Lëvizjes Bashkë nga marrëveshjet politike që, sipas tij, kanë për qëllim vetëm rikthimin në skenë të figurave të vjetra si Sali Berisha.
Muçi e konsideroi Berishën si përfaqësues të oligarkisë së vjetër dhe një mbështetje indirekte për kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi gjithashtu se Lëvizja Bashkë do të garojë e vetme në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës të cilat u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj këtë të mërukë dhe u caktuan të mbahen në datën 9 nëntor.
“Nuk kemi asgjë që të na bëjë ekstremist as në programin që u kemi prezantuar qytetarëve. PD është çngjyrosur nga çdo lloj ideologjie dhe PL nuk dihet se çfarë ideologjikë ka, kurse ne jemi koherentë me qëndrimet tona. Partitë e reja negociojnë, për çfarë, për një kandidat që do i shërbejë Berishës dhe e zgjedh ai. Nëse ne në programin tonë flasim për betonizimin dhe Berisha nuk thotë gjysmë llafi për këtë, kjo është kontradikta jonë kryesore. Berisha përfaqëson oligarkinë e vjetër të riciklimit. Kurse ajo që ne sugjerojmë është një model të ri politik. Berisha është paterica e shëndoshë e Ramës. Ne kërkonim shkarkimin e Veliajt që para shumë kohësh. Praktikisht ne një orë e më parë do dalim me kandidatin tonë, do hymë në këto zgjedhje. Ne i shohim këto zgjedhje si një mënyrë shumë të mirë për të shumëfishuar votat e vitit 2023 dhe për të shkuar drejt 2029-ës”, tha Redi Muçi./abcnews.al
Partia lēvizja bashkē ēshtē mashtruese.Duhet shfuqizuar si formacion politik pasi qē prej themelimit hiqej si njē forcē politike nē dobi tē qytetarēve, ndērsa pas pjesmarrjes sē Qorit nē zgjedhjet bashkiake dhe zaptimin e njē karikje nē parlament., po pērpiqen t'ju mbushin mēndjen politikanēve tē vērtet se jan opozita e vetme nē tē gjithē vēndin.Partia lēvizja bashk pērbēhet nga shok dhe tē afērm tē Arlindit, ku mē shumē bēhet lēvizje e kētij grupi dembelēsh pēr tē kuptuar si funksionon politike, se tē jet e dobishme pēr financimin qē zhvat me bekimin e miopit Rama.