Deputeti i PD: Jemi mirë me njëri-tjetrin, Rama shkakton zhurmë në Kuvend me gjuhën e tij

28 Prill 2022, 15:39Politika TEMA

Deputeti i PD: Jemi mirë me njëri-tjetrin, Rama shkakton zhurmë

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka akuzuar kryeministrin për fjalorin e përdorur në kuvend sot, ku thekson se sa herë që ndihet ngushte përdor arrogancën për të mbrojtur ministrat e tij.

Shpreh indinjatën për sjelljen e kryeministrit dhe e mirëkuptoj për vështirësinë që ka dhe sa herë që ndodhet në këtë situatë vjen dhe mbron ministrat e tij dhe gjuha e tij është pse vjen se ne jemi mirë me njëri tjetrin se sa herë që vjen me arrogancë krijon zhurmë.

U shqetësuam për parkun e Butrintit dhe me të drejtë, por për parkun kombëtar të Tiranës pse nuk ka diskutim, por s’do të përmend emra pasi bashkë me opozitën do të sjellim emrat dhe legalizimet që jep Artan Lame kjo është e vërteta. Janë miqtë e kryeministrit që po ndërtojnë aty.

Të shqetësohet për parkun këtu që po ndërtohen kullat, por kryeministri nuk i jep dot shpjegim si të gjithë gjërave të tjera. Si mund të rreje ministrja e financave që kemi çmimet më të ulëta në rajon, si është e mundur një gjë e tillë? Po të pyesni në Maqedoni, Kosovë, Serbi e në gjithë rajonin do të shikoni se kjo s’është e vërtet”, ka thënë ai.

2 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Thuaje tulle : po nderton Met Hasa.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tipik provinciale , komuniste i vertete

      Ky bene debilin apo eshte vertete debile Ju jeni bere si ujku Cerrikut me ujkun e Fierit cfare thote ky i mbaruar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje