Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi e parashikuar për ditën e sotme ka dështuar.
Anëtarët e Partisë Socialiste nuk u paraqitën në mbledhjen ku ishte parashikuar që të miratohej kërkesa për informacione, pasi sipas tyre nuk kishte vendimmarrje për mbledhjen e radhës.
Kryetarja Albana Vokshi, ndërsa karriget e socialistëve ishin bosh, hodhi akuza ndaj tyre se po bëjnë përpjekje për të bllokuar punën e komisionit për dy koncesionet, sterilizimin dhe check up-in.
Ndërkohë, nënkryetari Plarent Ndreca shpjegon se nuk u paraqitën në mbledhje pasi s’kishte një vendim.
Sipas tij, kryetarja Vokshi refuzoi që të flasë ditën e djeshme, për pikën e fundit të rendit të ditës, që parashikonte caktimin e mbledhjes së radhës.
"Trishtim i madh kur sheh kolegët e opozitës që mblidhen sipas qejfit, në mosrespekt të plotë të rregullave bazike të një organi kolegjial.
Çdo vendimarrje është e Komisionit dhe jo e Kryetares se tij. Asnjë vendimarrja apo dakortësi nuk ka nga komisioni për mbledhje sot, pavarësisht se dje e kishim në rend dite, por u refuzua të shqyrtohet nga Kryetarja.
Njoftimet e njëanshme dhe të pavotuara apo dakortësuara në komision, janë vijim i kulturës së mosnjohjes së proçedurave që i ka kthyer në parti “vulëhumbur”, që akoma, sot e kësaj dite, nuk po arrijnë ta gjejnë", shkruan Ndreca në Facebook.
Foli ky hajduti
Foli ky hajduti dhe MAs::: rai thyaj me mire.
Eshte turp te besh Komision me Albanen kryetare!
KY ESHTE NJE RROT TRAPI QE SE KA SHOKUN, KY ESHTE NE RRADHE PER TE VJEDH CA TE KETE NGEL NGA TE GJITHA VJEDHJET QE JANE BO.
albanen shife ne goje