Kryetari i Grupit të PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur negativisht ftesës së kreu të grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi për dialog.
Në një deklaratë për median Bardhi tha se dhunuesit po shesin veten si viktima.
"Kurrë ska ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.
Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog.
Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.
Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës.
Në të kundërt, shumë shpejt do jetë rradha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar – Edi Ramës. Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombetar", tha Bardhi.
Oooo Zot, kush flet. Keta e bejne si ai qe "Hajduti therret kapeni hajdutin". Po pse more budallenj, ç'kujtoni ju, se syte ne bythe i kemi ne ??? Gjerat qe beni vete, ja ngjeshni tjetrit. Si nuk ju vjen turp. Por me keto qe beni ja shtoni me shume urrejtjen popullit per ju, jo per mazhorancen. Kujtoni se duke bere keshtu do fitoni. Harrojeni.
E njeh zbythjen edhe me i gjati i tyre. Nuk eshte aq trim sa eshte hajn.
Bravo deputet Bardhi ! Merrni uturakun dhe mblidhni shurrën e Saliut non grata ! Po si nuk keni dy gram tru në kokë . Populli i ndjek me kujdes të gjitha veprimet tuaja dhe të mazhorancës . Nuk ka nevoj t na mësoni ju . Grupi i PD - së të Sali nongratas është dru me pre . Mazhoranca po bën shtet.