Monika Kryemadhi përfitoi të paktën 34 mijë euro nga kompania e fibrave optike UNIFI oldings dega Shqipëri por edhe mijëra euro në kartë krediti.
Në dosjen e SPAK thuhet se përfitimet konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerike dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maccapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj.
“Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI oldings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Përfitimet konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerike dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maccapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj.
Gjithashtu Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr.374323115131009 e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gyqësore të Britanisë së Madhe.
Nga të dhënat e bisedave dhe email-eve ishte vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro.
Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holdings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkonjeksioni me kompaninë …, si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim.
Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se ky i fundit ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues te AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor që përcakton se “AKBP është person juridik, publik i cili drejtohet nga Keshilli Drajtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në baze të rregullores së brendshme, të miratuar ngu ai vetë, Këshilli Drejtues perbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Keshillit të Ministrave”. Ne mesazhet e tij drejtuar Monika Kryemadhit, Piro Xhixho i drejtohet kesaj të fundit me emrin “Mona” ndërsa kur behet fjalë për Ilir Metën, i drejtohet me emrin “shefi” dhe “i madhi”, thuhet në dosje.
Ky fshatar qelbesire ka bere cfare ka dashur me mbeshtetjen e PS dhe me vone me LSI. PS qe ka bere "reformen ne drejtesi" Ketij duhet ti hedhin celsat ne fund te detit dhe ti konfiskojne pasurine. Pas ketij e ka rradhen i Gjati dhe ai trimi i Bashkise.
Ky edhe ka urdheruar vrasje dhe jo vetem nje, por disa. Burgim i perjetshem eshte pak per kete kriminel!