“Duhet shkundje e fortë në PD” - Kulluri: Salianji, Alimehmeti dhe Tabaku kanë legjitimitetin të hapin debatin e rinovimit të partisë

9 Korrik 2025, 22:00Politika TEMA
“Duhet shkundje e fortë në PD” - Kulluri: Salianji,

Ish-kandidati i Djathtas për Zhvillim në qarkun e Vlorës, Edvin Kulluri, tha në MCN se Alimehemeti, Tabaku dhe Salianji, kanë legjitimitetin për të hapur një debat për rinovimin e PD-së, jo në nivel nënkryetarësh, por për kryetarin e partisë. Kulluri tha se emrat e lartpërmendur mund të mos kandidojnë vetë për kryetar, por të gjejnë një figure përbashkuese. Sipas tij PD-ja ka nevojë për një shkundje të fortë. 

"Për Salianjin s’kam shfaqur ndonjë simpati, por ai dhe Alimehemeti kanë një legjitimitet për tjë hapur një debat për rinovimin e PD, jo për nënkryetarët por për kryetarin e PD-së, e kanë edhe detyrim moral , për ata që votuan Alimehemetin dhe sakrificën e Salianjit, se doktori rrinte në kate të 8-të, ky ndenji në burg 8 muaj. Duhet të ketë një platformë, të gjejë mënyrën si të bashkojë opozitën.

Mund të mos kandidojnë vet, as ky as Alimehemti, mund të gjejnë një kandidat tjetër për ta vënë përballë Berishës. Edhe Tabaku është figurë përbashkuese. PD aktuale është e masakruar. PD ka nevojë për një shkundje të fortë, që s’ia jep asnjëri nga ata që janë pjese e asaj që përfaqëson lidershipi i PD nga viti 2017 deri më sot. Nëse Berisha sot vendos të iki dhe vendos një nga dishepujt e tij, do bëhet edhe më keq, sepse u mungon edhe karizma e Berishës. Duhet të vihet një mekanizëm në lëvizje që opozita të jetë një alternativë. 

Këta kanë legjitimitet më shumë se të tjerët Alimehemeti dhe Tabaku dhe Salianji, për shkak të sakrificës. Uroj që Salianji me gjithë jo simpatinë time ka mundësinë të japë një dorë për daljen nga llumi aty. Kanë një detyrim moral për të provuar për të carë këtë mur betoni që e pengon PD-në për të ardhur në pushtet, që është Berisha, jo si individ, por si frymë negative. Nëse Salianji del nga burgu për t’u bërë nënkryetar, e gjithë sakrifica bëhet zero. Edhe Alimehemeti apo Jorida po të bëjnë të njëjtën gjë, u bien aksionet", tha ai.

8 Komente

  1. D
    Diaspora

    Kulluri nuk ke thene gje na zhgenjeve per keta tre emera qe permendet por dije se Tabaku fitoi votat duke ja vjedhur kolegut te tij Alimehmetit per mendimin me me pyet une jame dakorte qe kryetar partie me mire te jete propzimi qe ka thene Berisha nje nga familja e tije ose Basha.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jo Kullur jo, nuk bohet ma PD-ja, ka dek ajo

      Kulluri ka met pa pune, pa parti, pa dreq e shejtan. I asht rokrhye shpresa se PD behet.

      Përgjigjjuni
    2. c
      celo

      Futja kot cfare kredencialesh ka nje mashtrues ordiner per tu ber kryetar i pd.Sali Berisha nese do te fitoje pike duhet ta shpori nga pd salianjin

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        Po si paska Salianji legjtimitet o trap i lales.Apo i fusni ne nji kile raki dhe tallni bythen.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Salianj eshte burgaxhi.Ne se doni qe shqiptaret tu hedhin syte per te pare se çfare keni per te thene,mbani larg burgaxhinjte dhe servilet e Saliut!!

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            O Kulluro , drejt e ke ti por si ti mendojne shume pak ne foltore se jane te trajnuar te frymezuar nga vicidoli. E degjon cfare thote i lajthituri , ne shtator do fillojne pordhestat rrugore dhe do rrezojme Edi Ramen kryeministrin leghendar me 4 mandate dhe do ta rrezoje vicidoli me 137 pjesmarres nga kurbini me Kol bushkolen njeriun shpifarak parahistorik dhe me banditin nga kukesi Ton dautin me matrapik ne dore apo Salianjin babale me shkop bejsbolli. Po lidheni mor ate te cmendur 81 vjecar se i kane ikur bletet. Nuk rrexohet Edi rama me nje tufe trushplaresh , e provoi me 8 revolucione nga 2021 deri ne 2025 dhe nuk ndezi asnje , cdo pordheste shpallej si me e madhja ne histori dhe deshtonte ne 100 pjesmarres qesharake , ca hunderra flokpakrehur nga malet e kurbinit me ate hunden si shkabe,ju vinte era dhi 3 m larg si ne pordhesten e shumereklamuar te 23 dhjetorit 2024 kur vicidoli zbriti nga tyrbja per tu perballur me Edi ramen me nje tufe prej 130 vetesh gjithsejt nga te cilet 23 ishin gazetare 15 badigarde dhe e lane vicidolin si te dhjere ne mes te kryqezimit nen shoqerine e gerdalles Adriana nockederrja qe kaloi ne orgazem nga gezimi. Kurse gon gjekmut surratbarbun flokkacarupsi simuloi gjoja u shty nga policet , taman burre legen

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shigjetari

              O Kullur more Kullur , ngele gjithe jeten kallam kusur . Ku e gjeten legjitimitetin trioja Tabakja , Babalja dhe Alimehmeti , qe zotrote i shquan si te afte per te hequr Saliun nga kreu i partise ? Ata u perleshen me Berishen dhe banden e tij tek selia e partise , me shpata e lopata dhe nuk lane gje pa thene per te . Kur pane qe Lyli po flinte gjume, e lane te flinte dhe per nje karrike keto vemje ju ulen ne gjunje kapobandes , mesuan te kercenin si valltare vallen e Berishes dhe ja ku jane . Ti mbase nuk e di , se ke qene i vogel ahere kur Berisha kundrshtaret e vet nuk i largonte nga partia , por i zhdukte fizikisht me metodat e tij , te mesuara nga usta serbi . Keshtu qe leri te qete keta zevalle te hane ate kos qe u jep agai dhe mos u ngre mendjen se vlejne me shume se Muli e kompani . Keta dhe shume te tjere ne ate parti vegjetojne , njelloj si Mediu , Dulja , Bibilushi e kompani .

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje vlonjat .

                Njoh shume dukaqote , shoke klase dhe shkolle ( te rinise se hershme ) te pedagogjikes " Jani Minga " Vlore , te gjithe djem te shkathet , te zgjuar , nxenes te mire ne mesime ku mbi te gjithe shkelqente Birce Hasko (Gjongjini ) ... Po KY Kulluri , edhe pse pinjoll I nje fisi me emer , me duket nje cike si ko... kandari ...! U bene thirrje kelysheve berishiste te reformojne stanin berishist !! Demek , sipas ketij ko..kandarit , rrugaci Salanji , bubeci Alileshi dhe biba Tabake paskan ne dore sjelljen ne normalitet te djathten shqiptare , dmth pronen private , me tapi e me senet te Sali Ram Berishes , pronen qebrohet si syte e ballit nga estabilshmenti me mafioz dhe me kriminal I te gjithe Evropes ish komuniste . Po KY djale ( per fat te keq Jo vetem KY ) nuk merret me keto " Teorira " , ai Po ngordh per nje cike deputetllek.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje