"Dumani s’duhet të bjerë në kurthin e Ilir Metës. SPAK të çojë hetimet deri në fund"

18 Prill 2024, 19:30Politika TEMA
"Dumani s’duhet të bjerë në kurthin e Ilir

Analisti Arben Meçe, gjatë intervistës për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, tha se kreu i SPAK Altin Dumani nuk duhet të bjerë në “kurthin” e Ilir Metës dhe të reagojë për akuzat ndaj tij.

Ngjarja është skandaloze dhe në këtë kuadër reagimi ndërkombëtar i vuri vulën përgjigjen ndaj Metës në krah të reagimit të institucionit të KLP. Dhe ditën e parë që Dumani mbajti atë qëndrim kam qenë me qëndrimin se nuk duhet të reagonte, s’duhet të binte në kurthin e Metës sepse nuk është individ por institucion. Atje do të humbasë Dumani në këtë betejë të nisur sepse për hir të së vërtetës është personi me kuotat me pozitive të perceptimit të një njeriu të ndershëm te qytetari.

Dhe në këtë goditje, çfarëdo lloj argumenti të nxjerrë Meta, edhe sikur të ketë të vërteta, kurrë nuk ka për të fituar. Sepse imazhi i Metës është më i ulët i figurës publike dhe i Dumanit është imazhi më i lartë. Në planin figurativ po ndeshet një mi me një ari, miu është Meta në këtë rast. Ariun nuk e mposht dot. E spostoj këtë lloj debati në raportin midis njëri-tjetrit. Pozitiv është që gjithë faktori dhe sponsori kryesor i reformës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Metës“, u shpreh Meçe.

Ai thotë se institucionet e drejtësisë duhet të merren me hetimet, si në rastin e  CEZ-DIA, që sipas të cilit, po qëndron prej vitesh në sirtar.

“Të gjithë aktorët politikë të opozitës kanë pasur një tezë që SPAK është në dorë të Ramës por s’ka pasur një reagim të tillë nga faktori publik shqiptar sepse është normale. Kur vijmë tek Meta nuk jemi në normalitet. Ka kapur një argument dhe ka kapërcyer çdo normë të komunikimit dhe ka prodhuar një llogore sulmi, që del çdo lloj standardi ligjor në republikën e Shqipërisë. Unë nuk diskutoj më përfundimisht është brenda strategjisë së opozitës për të klasifikuar SPAK si një instrument në dorën e partisë. Unë Metën e kap në linjën që është shkelës i pastër i ligjit.

Dhe organet ligjore s’kanë pse të thonë se s’ka hetim ndaj Metës por këtë hetim duhet ta finalizojnë sepse ka tre vjet apo më shumë që CEZ -DIA sillet nëpër sirtaret e SPAK dhe për këtë arsye ne duhet ta kritikojmë pse e mbajti kaq gjatë kur faktet janë fakte dhe denoncimi është i qartë. Të njëjtën gjë kemi edhe me figura të pastrimit të produkteve penale. Sot media jonë i ka bërë publike dhe të thuash që s’ka hetim. Jo, kjo zbythje e institucionit të prokurorisë përballë këtij presioni, ky është shqetësim. Nuk është shqetësim Meta. Berisha apo të gjithë ne, ligji, prokuroria dhe gjykata është e ftohtë”, shtoi Meçe.

Lini një Përgjigje