Basha takon kreun e OSBE: Bëni presion mazhorancës për reformën zgjedhore!

18 Prill 2024, 17:31Politika TEMA

Basha takon kreun e OSBE: Bëni presion mazhorancës për

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka takuar sot kreun e OSBE-së Clarisse Pasztory. Siç bën të ditur PD në një njoftim për shtyp, në këtë takim u diskutua për situatën në vend, reformën zgjedhore dhe drejtësinë.

Kryetari i PD,  shprehu shqetësimin për korrupsionin e përhapur ngado i cili  ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në emigrimin masiv të qytetarëve.  

Sot institucioni i vetem që ka kopetenca për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin është SPAK dhe sistemi i drejtësisë.

Prandaj, Partia Demokratike  është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Për këtë arsye, PD inkurajon dhe mbështet SPAK të hetojë nivelet më të larta të qeverisë.

Sa i përket reformës zgjedhore, zoti Basha i bëri të ditur qëndrimin e PD, qëndrime të cilat janë depozituar në Parlament. Kreu i Partisë Demokratike përmendi listat e hapura, të cilat do të mundësonin të

zgjidhej deputet ai që merr më shumë vota, Shqipëria një zonë elektorale dhe barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e Diasporës.

"Detyra e politikës, -  tha Basha,  është tu japim mundësi qytetarëve të votojnë të lire dhe të vendosin të pa ndikuar për ata që duan ti përfaqësojnë ne Parlament.

2 Komente

  1. S
    Shqupist

    Po ato parate e rruges se kombit qe i ke mare mor dallkaut ? kur do filloje SPAK te hetoje e te çoje ne gjykate ?

    Përgjigjjuni
    1. d
      drejtesia

      Ti ore mashtrus tako dhe jezusin ne toke,por nuk te pastron dot nga gjithe maskaralliqet,vrasjet,hajdutlliqet qe i ke bere ketij populli,...do te vij dita dhe ty qe do ndiqet paraja!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje