Ish-kryeprokurori Hajdari: Sulmet e Ilir Metës, të ngjashme me ato të organizatave kriminale! Ka informacione se SPAK mund ta 'godasë'

18 Prill 2024, 16:59Politika TEMA
Ish-kryeprokurori Hajdari: Sulmet e Ilir Metës, të ngjashme me ato

Të papranueshme e konsideron ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari gjuhën e përdorur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kryeprokurorit Altin Dumani.

I ftuar në “Top Talk”, Hajdari u shpreh se Meta ka kryer veprën penale të fyerjes së gjyqtarit.

“Kjo është gjuhë e papranueshme, nuk i bën nder as personit në fjalë, as Shqipërisë. Minimum, ka veprën penale të fyerjes së gjyqtarit. Do jetë gabim nëse Dumani inicion një kallëzim për këtë vepër.

Kjo është gjuhë që tregon se personi në fjalë ka informacione që SPAK-u mundet ta godasë, rruga që ka zgjedhur duke përzierë në një çorbë familjen, partinë e bashkëpunëtorët, nuk është situatë e mirë. Nga ana tjetër, duhet të themi se Dumani ka marrë mbështetje nga KLP, ambasada amerikane, britanike, BE. Publiku shqiptar e shoqëria civile mbështet SPAK-un”, tha Hajdari. 

Sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë të ngjashme me ato të grupeve kriminale, tha ish-kryeprokurori.

“Kjo historia që sa herë goditen pjesë që nuk janë në mazhorancë, thuhet se SPAK po kontrollohet nga qeveria, nuk është e para. Po bëhet telenovelë. Nuk është kjo gjuha që ndihmon punën e SPAK-ut. Është e ngjashme me sulmet që kanë bërë grupet kriminale në Itali psh. Kjo duhet t’i stimulojë më shumë të ruajnë qetësinë”.

Duke inkurajuar prokurorët e posaçëm, Hajdari tha se “asnjë nuk duhet të frikësohet”.

“Dua të them që prokurorët ballafaqohen me njerëzit në hetim e kanë në sallën e gjyqit. Në sallë, ne kemi marrë edhe kërcënime live, për prokurorët nuk është kërcënim që i dëgjojmë për herë të parë, ndryshimi është që këto fyerje po i marrin nga televizioni. Prokurorët nuk duhet të frikësohen”, shtoi Hajdari. 

4 Komente

  1. f
    fisnik

    Shkelqim Hajdari eshte nje intelektuale i shkelqyer,trim dhe shum i drejte...

    1. j
      jevgu

      o Cimo po ik pra ke SPAK dhe denoncoje se je dhe i fushes. blla bllla blla

    2. A
      Arbeni

      Like floririt i ka ardhur fundi si hajdut,kriminel e i korruptuar.Qenit kur i vjen ngordhja shkon e përmjer në derë të xhamisë.Edhe ky mut muti po kruhet me ata që do t’i martojnë nënën.

      1. s
        specialisti

        Z. Hajdari Analize e drejte. Por dicka ka ndodhur. Ka rrjedhje informacioni nga SPAK. Jane prokurore te blere e qe nuk e meritojne ate vend pune . Edhe media ben nje pune te piset. Aludimet i quan pune te kryera.

        Lini një Përgjigje