Kryeministri Edi Rama është mburrur me jetën në Shqipëri gjatë një aktiviteti me mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.
Rama tha se jeta është shumë më e ëmbël në Shqipëri sesa në Gjermani, pasi këtu njerëzit kanë mundësi të pijnë kafe dhe të bëjnë thashetheme.
Ai deklaroi se edhe kafja është më e mirë në Shqipëri, jo si në Gjermani, ku pretendon se është lëng gështenjash.
“Meqë jemi në prag të festave, ku e gjen në Gjermani kohën, vendin për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj-lloj muhabetesh dhe për të marrë në gojë të gjithë dynjanë shqip? Ku e gjen? Është pjesë e jetës dhe po të mos ishte një pjesë e ëmbël e jetës nuk do të ishin kafet plot. Që të mos flas pastaj për ata që kafen e përqejnë turke. Ku e gjen?
E keni parë në Gjermani kafen si është? Lëng gështenjash. Lëng gështenjash. Gjermania është shumë vend i bukur aq më tepër që do shkojmë dhe për finale e Kampionatit Europian, por po flas për perspektivën dhe po flas me shumë besim se e kam besimin te gjërat që shoh çdo ditë”, theksoi kreu i qeverisë.
Paska merdhif miku, po flet si plakat e lagjes qe s'kane dale ndonjehere nga oborri i tyre
Shejtan budall a Lideri Global,mjere ai vend e shqiptaret mbane botes.....! kur Dhija e zgjebosur fut Gjermani ne deklarata e batuta, menjere te shkon menja te Albanistani i Ed Rames....LOL = LOL
Haaaahaa i modh je, na kujtove Lexhenden qe thosh jemi mbas Gjermanise per rritjen Ekonomike. Po bie edhe ti ne nivelin e Baxhelles Monik, ose te Ilir Mutajt. O bole te rrishe ne Kafe eshte humbje kohe, qe i bie nxjerr lek dhe fut karin ne Portofol. Ne Gjermani punohet forte dhe shfrytezohet koha per Pune dhe Argetim mbas pune, dikush ben Sport e dikush pin ndinje Gote. Me lidh puna qe te shkoi neper Spitale ne Gjermani, i sheh mjeket me Kafe ne dore dhe jan ne Vende te punes, dhe ne Shqiperi ikin nga vendi i punes per te pir Kafe, ose ngren me ore te tera, ose edhe per tu Qire ne ndonje Motel ne orar te punes, dhe kjo nuk ndodh vetem te mjeket por e gjithe Administrta Shteterore, prandaj shkoin punet çorap.
Shume e vertete! Te gjitheve atyre qe votojne akoma per te, i uroj ta pine kafen gjithe jeten ne Shqiperi dhe kurre ne Europe.
Sala tha jemi te dytet mas gjermanise. KY Thot SE ja kalojme. Hajde.popull Dele,tallin l.qet keta dy ,ju votojini. Mo's harroni dhe zihuni me njeri tjetrin per.politike
Po qen rrugesh qe bejne dhe skuadra dhe lejon gjithe naten ne kor duke cmendur e prishur qetesine e ne njerezve qe punojme e kemi nevoje te pushojme naten, a ka ne Gjermani? Ke dale ndonjehere neper rrugicat apo sheshet mes pallateve te shohesh sesi jane plehrat , sesi jane vendosur makinat vend e pa vend qe nuk pyesin as per tabela qe vendosen kot dhe as se ke deten e shtepise apo te garazhdit o zoteri dhe kete llumhane ta krahasosh me Gjermanine? Thoni vetem fjale boshe qe nuk pasqyrohen ne asnje cep te Shqiperise gjoja Europiane. E keni bere qellimisht vend te pajetueshem per 70% te njerezve qe gjejne rrugen e ikjes per ne Gjermani edhe pse nuk eshte kafja aq e mire, por ka pune, paqe, ligj per te gjithe. Mjaft u shitet dokrra atyre pak njerezve qe me didiotesine e tyre dhe varferine e mendjes qeshin dhe kenaqen kur ju degjojne. Qellimi juaj lexohet qarte, po i largoni njerezit qe ata pak qe mbeten e i jepni tenderat, koncesionet, parate publike e pasurite e ketij vendi t’ju votojne e te zgjasni pafund ditet e pushtetit tuaj si te ngjashmit tuaj ne Turqi, Rusi e Kore te Veriut apo ne vendet afrikane. E shkretuat nga rinia e buzeqeshjet e femijeve te shqiptareve kete vend dhe dilni e nxirrni brrockulla nga goja. Mallkuar qofshi ju e ata qe qorrazi ju duartrokasin e mbeshtesin. Shporruni se nuk jeni te denje me te drejtoni, jeni bere te urryer dhe per ju eshte shume i vlefshem fjalimi qe mbajti Kromuell ne parlamentin anglez qindra vite me pare e qe eshte aq eventual per ju e gjithe politikanet e ketyre 33 viteve.
Eshte shume i ngarkuar dhe nganjehere nuk di se c'thote. Si thone fetaret?-fale zot se nuk di c'thote.
Gazete fashiste qe keni frike nga komentet kritike ndaj qeverise duke censuruar komentet! Jeni bere xhelate te fjales se lire!