E paprecedentë - Klevis Balliu sherr me gazetarët dhe kameramanët: Mos prek! Hajde aty dhe flasim...

16 Maj 2025, 18:37Politika TEMA
E paprecedentë - Klevis Balliu sherr me gazetarët dhe

Klevis Balliu ka akuzuar gazetarët që po mbulojnë protestën e Partisë Demokratike se “kanë prekur protestuesit” gjatë tubimit te bulevardi “Zogu I”.

Me tone të larta, Balliu është përfshirë në një debat me një prej gazetareve, si dhe me disa kameramanë që ndodheshin aty pranë.

Debati i tensionuar ka arritur kulmin kur një i pranishëm i ka kërkuar Balliut “sqarim tek e tek”.

Ky i fundit i është drejtuar pyetjes së gazetares duke e pranuar se “ata janë të irrituar me mediat”.

Më herët edhe Edi Paloka si dhe Flamur Noka raportohet se u konfrontuan me gazetarë.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe me gazetarin e Top News, Bekim Bici. Teksa po raportonte mes protestuesve, ai është shtyrë dhe i kanë vendosur pankartat para fytyrës duke ia vështirësuar punën.

Që prej daljes së parë publike pas humbjes në zgjedhje, përfaqësues të lartë të PD-së kanë akuzuar mediat si bashkëfajtore për rezultatin e tyre negativ, madje disa prej tyre i kanë quajtur dhe bashkëpunëtore në “masakrën zgjedhore”.

6 Komente

  1. P
    Pace pilaf per Fahri Balliun haaaa

    E thjeshte largohuni dhe mbarone filmi.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Ahahaha koplil fahriut

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cadra-pistolet

      Gazetaret duhet te bojkojne te gjitha aktivitetet e te ashtuquajtures “Parti Demokratike”. Lereni televizionin e Zenit te merret me ate pune.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Krrici i faros me dy gishta lart, kryequkapiku i kenetes se bufit do te beje garipin por eshte i dhjere ne breke.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Aron

        Dhe asnje nga keta gazetaret apo mediat nuk shkon akohet neper ato organizatat e tyre dhe as ne institucionet e BE'se kur dhunohen nga PD, por sikur nje gjys fjale tu thote Rama nuk lene me raporte pa mbushur. Mire tu behet, se jeni kerma njesoj si ata qe gelojne ne PD.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          "Aron". Fiks fare. Sa herë që Rama e tepron ndonjëherë, (por pa cënuar askënd në sedër) hidhen të gjithë me vrap dhe bëjnë raporte në forumin për të drejtat e shtypit, që gjoja Rama na qenka armiku i fjalës së lirë. Kurse këta hordhitë e ndyra të Saleh pleh serbit arrijnë deri edhe në përplasje fizike me gazetarët dhe kurrë nuk dëgjuam ndonjë ankesë në organet përkatëse apo në forum. Kështu që mirë t'u bëhet, le të vazhdojnë të kapen me Ramën dhe ta quajnë "diktator" e karlliqe të tilla dhe të hanë dajak nga bandat e Saleh bolshevikut.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje