“Edhe Skënderbeun të zbresësh këtu, fiton sërish Edi Rama” - Përmbysja në Dibër zhgënjen demokratët

12 Maj 2025, 22:10Politika TEMA
“Edhe Skënderbeun të zbresësh këtu, fiton sërish

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në KZAZ e qarkut të Dibrës janë të dëshpëruar nga rezultati dhe fajësojnë për këtë makinerinë elektorale të Partisë Socialiste, e cila nga ana e saj po rivalizon se cilët nga kandidatët e listës së hapur do të shkojnë në Kuvend.

“Kjo punë ka mbaruar. Është krijuar një sistem i atillë, që në këtë vend edhe Skënderbeu ose edhe ndonjë profet ta zbresësh, fiton sërish Edi Rama,” thotë me zhgënjim një anëtar i opozitës në KZAZ nr.18 në Bulqizë.

Lodhja nga orët e gjata të punës për zgjedhjet e 11 majit, por edhe rezultati përtej pritshmërive i lexohet në fytyrë. Komisioneri demokrat beson se socialistët fituan përmes një kombinimi mes kërcënimeve, blerjes së votës dhe një mekanizmi që ai e quajti “biskotë elektorale”. “Nuk ka bir nëne që jua ndal,” shtoi ai.

Dikur bastion i Partisë Demokratike, qarku i Dibrës në këto zgjedhje e mori drejtimin në favor të Partisë Socialiste. Pasditen e së hënës, kur ishin numëruar thuajse gjysma e 222 qendrave të votimit në të gjithë qarkun, rezultati sugjeron se ndarja e mandateve do jetë 2 me 3 në favor të partisë në pushtet.

Qarku i Dibrës është qarku i tretë më i vogël në Shqipëri pas Kukësit e Gjirokastrës dhe do të mandatojë 5 deputetë më 11 maj. Dibra është gjithashtu qarku që gjatë dy dekadave të fundit, ka njohur disa nga ndryshimet më trullosëse politike, ndryshime të cilat, larg të qenit pasojë e ndonjë temperamenti lokal për kërkim të larmishmërisë politike, janë produkt i disa prej krimeve zgjedhore më të mirëdokumentuara në historinë e re të Shqipërisë, përfshirë edhe atë që njihet gjerësisht si dosja 184.

Në ambientet e qendrave të numërimit në të katër KZAZ-të e Dibrës, gara duket se është zhvendosur tek kandidatët e listës së hapur. Përfaqësuesit e kandidatëve socialistë, Danjel Gjura, Murat Dani dhe Agron Malaj i gjen përballë monitorëve. Përpos shënimit të votave të partisë, puna e tyre është të mbajnë shënim votat e kandidatëve, për ta po aq e rëndësishme.

“I sheh, këta, duan ta hanë të gjallë njëri-tjetrin. Shifi. Këta të gjithë kanë një profil biznesi. Pushtetin e mjelin me tendera e koncesione,” thotë një tjetër përfaqësues i opozitës në sallën e numërimit të votave në Peshkopi.

Në këtë garë, Murat Dani është vetëm 24 vjeç. Në ato pak dalje publike, ai ka treguar me fjalë të kursyera se ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar për inxhinieri. Në zonën e Dibrës njihet më shumë i ati, Jeton Dani, biznesmen prej dy dekadash me aksione në fushën minerare, hidroenergjetike dhe së fundmi në energjinë solare.

Po kaq i përmendur në këto zgjedhje është edhe Agron Malaj, ish-kryetari i bashkisë së Matit, i cili e shtroi me asfalt elektoral ambicien e tij drejt Kuvendit të Shqipërisë. Persona të afërt me Malajn i gjen thuajse në çdo KZAZ, teksa mbajnë shënim votat për kandidatin.

Danjel Gjura, ish-drejtues i zyrës së Transportit Rrugor në Dibër dhe pretendent kryesor gjithashtu për një vend në parlamentin e ardhshëm, u vendos në qendër të vëmendjes mediatike gjatë ditëve të fundit, për shkak të tensioneve parazgjedhore me grupet e opozitës që quajtën veten struktura të mbrojtjes së votës. Në një incident në Maqellarë, Gjura u përfshi gjithashtu në një incident në garën brenda llojit.

Të dielën e zgjedhjeve, në të gjitha qendrat e votimit të KZAZ-ve Bulqizë dhe Dibër, në ambientet e jashtme dhe pa lidhje me administrimin zgjedhor, ishin persona që mbikëqyrin dhe sillnin persona për të votuar, shumica të identifikuar si punonjës të administratës publike. Gjithashtu në çdo qendër votimi, një person raportonte në kohë reale për personat që hynin dhe votonin. Nga këqyrja në distancë, aplikacioni mban në hapje logon e Partisë Socialiste dhe aty bëhet raportimi në kohë reale se për kë parti do të votoj personi./BIRN

9 Komente

  1. T
    Tao

    Hani mut hani. PS eshte 4 vjet ne fushate, nuk i le gjerat per ne moment te fundit. Vete Rama i viziton qarqet dhe rrethet te pakten 1 here ne vit apo ne 2 vite, nuk i le shans njeriu te thote qe vjen vec per vota.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salehu

      Prap ky birni i qenefit, medie shpifse, manipuluese

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Perse te zhgenjyer? Zhgenjim do te ishte nqs Dibranet nuk do ti jepnin fitore Rames, mbas gjithe atij investimi qe ka bere ne ate zone. Vete demokratet duhet te votonin masivisht per PS.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Jo mo jo o budallenjte e pd .., ju kujtohet Yuri Kim..( kimetja) di i thoshit ju te matufepsurit nga sali kerma .., tha nje llafe ber barin .., hiqni salin ndryshe do hani bar tere jeten .., ky eshte bari..!!

          Përgjigjjuni
          1. k
            kxp

            O trapat e trapit te Tropojes. Rama ju ndertoi Rrugen e Arberit. Vetem te pallogjikshmit votojne spermen e Vuko Karadziç.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dibrani

              Nuk ke aq shkolle ti te besh kete shkrim ti je budalla pa shkolle , ta dhane e te thane shkruaje ne gazete , aq idiot e budalla je ku gjith shkrimin tend e kishe te shenimet qe mbanin ata te PS injorant ( çyryk ) burre

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gazetar i Birnit

                Keto jane dengla, BIRN. Supozohet qe jeni te paanshem dhe beni gazetari profesioniste. Vetem i tille nuk mund te quhet ky shkrim. Nje thashethem i rendomte.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Munika

                  Prandaj mos hani mut kot. Hiqni Saliun dhe shpuren e krimineleve shpellare qe mban rreth vetes dhe shihni si mundet Rama

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Asd

                    Nuk kishte nevoje te vinte Skenderbeu per PD. Mjaftonte Alimehmeti ne krye te PD per te ngjallur shpresen. Provojeni mandatin e ardhshem. Partise Demokratike i duhet nje leader normal. Mjaft me psikopate.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje