“PD e ka trajtuar Berishën si mbret” - Spartak Ngjela analizon zgjedhjet

12 Maj 2025, 21:52Politika TEMA
“PD e ka trajtuar Berishën si mbret” - Spartak Ngjela analizon

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Top Channel”, ku analizoi zgjedhjet e përgjithshme.

Ai u ndal te rezultatet e PD-së, ku tha se vetë Partia Demokratike, e ka trajtuar Berishën si mbet.

Ngjela u pyet nga Grida Duma nëse ka uruar kryeministrin Edi Rama, ku u përgjigj duke thënë se nuk i ka ardhur ende rasti dhe se po pret përfundimin e rezultateve.

Ngjela: Kur të dali rezultati do i dërgoj një… nuk është legalizuar si kryeministër

Sipas intuitës sime dhe të dhënave, nuk ka dalë e djathta në vota. Duhet parë numri. Jo çdo e keqe vjen për të keqe, vjen dhe për të mirë. Problem qëndron që kanë qenë dy probleme këtu. Unë jam realist në ato që shprehem. Figura e Berishës është historike nuk diskutohet. Vjen një moment që politika e ka me ngopje, si ngopja në reaksionet kimike. Ka krijuar ngopje dhe nuk ka ditur të krijojë zëvendësim për të rigrupuar PD. Edhe vetë ka pasur probleme (Berisha).

Kjo situatë erdhi për këto arsye, lind pyetja, a do vazhdojë gjatë? Përse i duhen 2/3 PS-së? Nuk e kanë në favor. A ka një burrë shteti që ka skemën e zhvillimit? Cila? Pse duhen? Më duhen 2/3 se kam skemën time, ndryshoj Kushtetutën. Në funksion të lirisë së individit dhe Kushtetutës së re.

Rama është shtrati. Është parti e ‘45 ajo, jo e ’92. S’kam hequr unë me ta në fushata elektorale. Është shoqëri e majtë”, u shpreh ai.

7 Komente

  1. J
    Jessss!! Kjo eshte e tera .

    Avokat , si gjithmon fantastik . Ramen se do, por i jep hakun .

    Përgjigjjuni
    1. G
      GEZUAR BAJROMIN

      E MORE NGJELA FILLOVE EDHE MOS DISKUTOSH MBI TE VERTETAT.SALI BERISHA ESHTE STRUMBULLARI I TE KEQES QE KA NDODHUR NE PD DHE NE TE GJITHE SHQIPERINE.NUK MUND TE VOTOHET NJE PD ME BERISHEN VRASES DHE I KORRUPTUAR I CILI KA MBROJTUR EDHE HAJDUTET E TIJ NGA DREJTESIA.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I persekutuari.

        Ngjela ka te drejte kur thote se PD e ka trajtuar Berishen si mbret, por gabon kur thote se PS eshte parti e majte. Per PD vertet Saliu ishte mbret sepse hoqi nga puna njerzit profesionist dhe punesoi ne vend te tyre antaret e PD. E vazhdoi me privatizimet ku antaret e Pd u bene princa ne pasuri e deri tek tokat ku maloqet u bene latifondista ne jug dhe Shqiperine e Mesme. Per kete te tere antaret e PD e kishin Saliun mbret qe mbreterine e tij e ndertoi ne fatkeqesine e te tjereve, vecanerisht ne fatkeqesine e jugoreve.... Ne thelb Rama eshte me i djathte se Saliu, por eshte me i mencur se rrumpalla se diti te beje per vehte te persekutuarit e Saliut dhe te djathtet e vertete, me te cilet Saliu nuk ka lidhje.... Saliu ka bere edhe gabime taktike me vjedhjet dhe ndihmen qe ui dha ushtrise serbe duke e furnizuar me karburant... Ne thelb Saliu nuk eshte as i majte dhe as i djathte, por inferior ne origjinen e tij, ku serbet i duken si superpopull.... Jemi me fat qe Saliu humbi sepse po te fitonte ai do e shiste gjithe Shqiperine ashtu si shiste shqiptaret. Jemi me fat qe nje perbindesh ziliqar dhe spiun i serbit u minimizua deri ne nje mi halesh....

        Përgjigjjuni
        1. j
          joti

          Mbete bisht qeni o Ngjela që i thua Ramës është i vitit 45.....të kesh turp që krahason vrasësin Berisha me Ramën,Sali non grata do të mbetet në histori si komunisti që shkatërroi demokracinë në Shqipëri dhe për këtë u bë NON GRATA nga SHBA dhe Anglia por ti i pjerdhur ke qenë dhe i tillë je.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            Taku perfundimisht ka rjedhur. Po ta kishit degjuar fliste roma per toma. Gjynah qe e marin neper studio, eshte bere qesharak i shkreti. Mosha, por edhe vuajtjet bejne te vehten.

            Përgjigjjuni
            1. l
              labi doktori

              NGJELA !Spaske kuptuar fare nga jeta , historik jane ata qe e ndertojne vendin ,jo ata qe e prishin ,jane ata qe mendojne per kombin ,jo ata qe behen miliarder duke vjedhur kombin.Saliu iken me 4 miliard $ nga puna 34 vjecare dhe hyn ne analet e historise si udheheqsi ne thojza me hajdut i kombit shqiptar .As enver hoxha nuk la nje pasuri te tille bile asnje shtepi ,saliu dhe familja e tij rrojne si sheiket e dubait

              Përgjigjjuni
              1. B
                Besimtari

                Avokat nuk ke bere analize reale per psikologjine e veprimet e ketij perbindeshi qe ka uzurpuar PD… , Jo se nuk e kupton! Shendet Avokat.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje