Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy m’Sy është shprehur se po duron poshtërsitë dhe sulmet ndaj tij dhe familjes për të siguruar që Shqipëria të jetë pjesë e tryezës së Bashkimit Europian.
Ai theksoi se çdo shqiptar duhet të jetë i barabartë mes të barabartëve dhe se është e domosdoshme që vendi të mos humbasë mundësinë për të qenë pjesë e BE-së, për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm. Rama u shpreh se ky është një mundësi historike që nuk duhet humbur.
“Dua që Albania të vendoset në atë tryezë dhe jo të hiqet sa herë na ftojnë dhe vijojnë mbledhjet.
Çdo shqiptar dhe shqiptare është i barabartë mes të barabartëve dhe s’ka mundësi më askush ta shikojë nga lart poshtë.
Kjo është arsyeja pse unë i duroj të gjitha llojet e poshtërsive, maskarallëqeve që me hidhen orë e çast mbi fytyrë, edhe familjes sime më keq akoma.
Të marrësh hak në këtë mënyrë të ëmbël është që t’i japësh fund qytetarëve të dorës së dytë.
Gjithë çfarë na ka ndodhur në histori, ku jemi përçmuar dhe nëpërkëmbur sa nga të huajt, sa nga vetja, ta lëmë pas duke marrë hak për fëmijët tanë, të cilëve mund t’u japim jo pas 20 vitesh, një mandat BE.
E kuptoni sa tragjike do të ishte ta humbnim këtë oportunitet duke u mbytur me një lugë në ujë”, tha ai.
Ashtu edhe ne po durojme poshtersite e tua per 12 vjet.
Jo, jo, ndryshe nga Enveri ky shpreson qe Shqiperine e duan me shume Evropianet!.....lol = Po mire, pse akoma dhe shume me vone, akoma nuk ka garanci apo nje date se kur do jemi dhe ne Evrope....lol = Flet brockulla, po programin e PS nuk na i ke treguar ende!
Po nuk po e con ti Shqiperine ne Europe,Po e con ne Grop o Edi,Po ne jemi vendi i fundit qe po hyjme ne Europe se nuk ka tjeter Shtet per te hyre,Pastaj Europa don te na fusi brenda BE per arsye strategjike mbas luftes ne Ukraine,Cfar kemi ne per Europe,Rruget,Rrogat,Spitalet,Shkollat,Universitetet,Pencionet,Ne nuk plotesojme asnje standart te Europes,Ne vetem per Korrupsion ja kalojme Europes dhe kete pershqesh e kemi prej teje,
Nuk sigurohet vendi ne BE, kur e ke bere vendin hale.
Hahahahaaaaa....po vuan per kete popull o zot......
Po jo more , per kete qe thua, forca te buron tek hakmarrja , per cfare te kane bere europianet duke ta dredhur bishtin. Lapangjoz.