Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit “live” në rrjetet sociale ka replikuar me ndjekësit.
Ai theksoi se dalja e tij “live” në rrjetet sociale nuk është punë qejfi, por punë, përmes së cilës bën dhe një bilanc të punëve të kryera.
Rama ka ironizuar edhe koalicionin e formuar nga Partia Demokratike me partitë e tjera, mes të cilave dhe Partinë e Lirisë.
“Puna ime nuk është punë krahu, është punë mendjeje. Një nga detyrat e mia është të komunikoj, të sqaroj, të reagoj. Kjo për mua është punë, nuk është qejf. Unë nuk jam tiktokist, por jam përfaqësues i zgjedhur, edhe i atyre që nuk më kanë zgjedhur.
Në fund fare kam detyrimin kam detyrimin të shpjegoj gjerat sipas këndvështrimit tim dhe kjo është arsyeja se pse dal live. Duke u afruar dita e zgjedhjeve kam vendosur të intensifikoj daljet. Sepse tani është bërë dhe një koalicion shumë i madh”, tha ai.
Rama shtoi se opozita është një kënetë që nuk i duhet as dreqit, ndërsa e cilëson kryedemokratin Sali Berisha buf.
"Po si ta quaj ndryshe opozitën, kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim barbar të gjuhës shqipe duke përdorur fjalët më ekstreme, kriminel, hajdut kusar kjo është normale, kënetë e çfarë kënete që nuk i duhet dreqit se këneta ka të mirat e veta, edhe ai bufi i vërtetë është ku e ku me këtë bufin tjetër që është me dy këmbë e dy duar, kjo është për të pasur të qartë një gjë që alternative ndaj nesh është kënetë, ne Shqipërinë e kemi gjet një tmerr.
Ne kemi dalë nga këneta. Më thuaj moj zonjë më trego një gjë, këtë e morëm nga kënetë e thanë dhe e bënë oaz. Edhe oazet që i kishte bërë zoti për merak i bënë këneta", shtoi Rama.
Berisha kenete .....Rama grope septike. Te dy qelbin Shqiperine.
Do vota ti Edvin po? Do i marresh.
Keneten do ta shikosh mbas 11 majit. Ke kujdes se mos perfundon vete ne kenete pastaj
Ngele duke ja thith Trumpit o bablok, swamp eshte fjale qe ai e nxorri para 8 vitesh. Vdiqe mo ta imitosh i shkreti ti. Do te takoj ne Shpine e bardhe pas gjith pislliqeve qe i ke thene e ke bere me Sorosin? Si po punojn konjukturat e Kastratit ne Florida dhe Mane po qullosin gje apo trapin? Bo dhe ca dhurata te tjera po he.