Ekspertët: Shenjat pse Berisha po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve të 14 majit

5 Shkurt 2023, 22:01Politika TEMA

 

Ekspertët: Shenjat pse Berisha po shkon drejt  bojkotit të zgjedhjeve

Me zgjedhjet pas porte dhe në mungesë të një zgjidhje juridike, ekspertët zgjedhorë mendojnë  se skenari që partia më e madhe e opozitës të mos regjistrohet në zgjedhje, është më i mundshmi.

Regjistrimi i Partisë Demokratike është kthyer në një pazëll disi të ngatërruar pasi të dyja grupimet brenda PD pritet të kenë vështirësi në plotësimin e dokumentacionin që vërteton se kujt i takon logo dhe vula e partisë.

Ka një ngërç ligjor sepse ti je i mandatuar për të zëvendësuar ish kryetarin e partisë Basha por një-ish kryetar partie që nuk ekziston më. Pra je i mandatuar për të zëvendësuar një person qe nuk e ka me  funksionin e partisë. Por, ndërkohe ne kemi një ngërç në vijim që grupi i Berishës po pret vendimin e gjykatës. Ne këtë moment shohim që të dyja grupimet nuk mundet të regjistrohen dot“- shprehet Gerta Meta, drejtuese e koalicionit të vëzhguesve vendore.

Në këto kushte zgjidhja kërkohet të merret nga vetë demokratët.

“Ka një rrugë të zgjidhjes problemit qe është vendimmarrja e dy grupimeve të PD për të gjetur mes vetit zgjidhjen me të mirë në interes të anëtarësisë së PD dhe te gjithë qytetarëve”– shton Kume.

Urojmë që PD në zgjedhje të regjistrohet si parti që do të përfaqësoje denjësisht opozitën dhe mos mbetemi në kuadrin edhe zgjedhjet e 14 majit do jene nën logon vetëm te një partie siç ishte në 2019″– shton Meta.

Sherri për pronësinë e Partisë Demokratike parashikohet të kalojë të gjitha hallkat e gjyqësorit, por me afatet zgjedhore që po ngushtohen, testi i parë dhe me i shpejtë prite të jetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

2 Komente

  1. E
    Evisa

    Po çfarë ekspertësh jeni ju, kur dukeni më shumë si partiak të thekur. Pse nuk mbani qëndrim ndaj gjykatës e cila pa ndonjë arsye bindëse nuk shqyrton çështjen, por shkoni dhe i jepni mënd opozitës se çfarë duhet të bëjë për të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithë shigjetat duhen drejtuar tek gjykata pasi vetëm një vendim i dalë prej saj e vendos situatën në binarë ligjor, të tjerat janë vetëm fjalë pa bereqet, qëndrime punëkotësh, tifozëllëqe partiake. Qëndrimet për zgjidhje ekstraligjore të këtyre mender "ekspertëve", janë vërtetë të turpshme, që nuk i shërbejnë aktivitetit dhe jetës sociale mbi bazën e ligjit dhe vetëm ligjit. Vetëm vendimi gjykatës është zgjidhja, të tjerat, përsërisim, janë vetëm fjalë kafenesh.

    1. z
      zalli

      po si do regjistrohet nje nongrata,se kuptoj ,apo duhen vite te pastrohet administrata nga mbeturina te tilla si ato qe legjitimuan zgjedhjet fashiste te 26.Majit.1996

      Lini një Përgjigje