Çështja McGonigal, opozita kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend: Çdo deputet të ketë 10 minuta kohë

22 Shkurt 2023, 19:46Politika TEMA

Çështja McGonigal, opozita kërkon ndryshimin e rendit të

Opozita këmbëngul sërish në çështjen McGonigal duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës për seancën e nesërme parlamentare. Në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, deputetët e opozitës kërkojnë: Ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen si pikë të parë të tij mocionin me debat për këtë çështje, si edhe debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë 10 minuta kohë për të diskutuar.

Deputetët opozitarë kërkojnë nga Nikolla që të mbledhë pa kësaj kërkesë konferencën e kryetarëve, para fillimit të seancës për të bërë ndryshimin e rendit të ditës.

Ndërkohë mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama dhe Interpelanca urgjente e kërkuar nga opozita do të mbahen më 2 mars.

2 Komente

  1. N
    Noci

    Vetem ne Shqiperi pakica e cila nuk ka kurrefare vlere mundohet te sundoje e te beje ligjin ne parlament dhe kerkesa qe ben eshte per te mos lejuar te behet normale interpelanca me k.ministrin se nuk lejojnë te dali asnje version perveç te Saliut

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Keta koqet nuk dalin te bejne fushate per vendoret, sepse nuk kane c'te afrojne dhe kerkojne te afrojne vetem teater dhe zhurme nga Kuvendi qe mbase i degjojne. Do humbasin perseri.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje