“Farsa ra” - Reagimet e para nga opozita pas lirimit të Sali Berishës: Është radha jonë

27 Nëntor 2024, 10:37Politika TEMA
“Farsa ra” - Reagimet e para nga opozita pas lirimit të Sali

Belind Këlliçi dhe Luan Baçi kanë qenë të parët që kanë reaguar nga radhët e opozitës pas heqjes së masës arrest me burg ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

“Farsa ra!”, shkruan Belind Këlliçi, ndërsa shton: “Më në fund lirohet Kryetari i PD dhe Lideri i Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha”.

“Berisha nuk mund të mbahet i burgosur”, ka shkruar Luan Baçi, ndërsa shton: “Është radha jonë”.

“Kryetari i Partisë Demokratike, lideri opozitës, profesor doktor Sali Berisha, nuk mund të mbahet i burgosur, më në fund i lirë dhe në betejë në drejtim të popullit opozitar deri në fitoren e plotë të Partisë Demokratike! Është radha jonë!”, mbyllet postimi i Baçit.

Sali Berishës ju hoq masa e arrestit të shtëpisë nga gjykata, ndërsa qëndronte i izoluar që prej 31 dhjetorit të vitit të kaluar.

4 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Kj tregon se SPAK lufton kot për të vendosur drejtësi.Ai ska qënë anjë ditë në arest sepse ka mbajtur fjalime çdo ditë nga kati i tetë.Kjo tregon se Spak ska bythkë për këtë punë...Më mirë ti lirojë dhe të mos na tregojë se po lufton korupsionin.Ai është për në litar gjykata e nxjer për fresk...Turp sa ska ku të shkojë po sjell vërdallë një komb të tërë..Tani edhe Meta do dalë nga qelia

    Përgjigjjuni
    1. n
      nga brenda Fakultetit Juridik

      Flojera Davidhi njihej që më parë për anshmëri pro PD, sepse familjarë të saj e pranojnë këtë. Dhe kur ishte në Fakultetin Juridik studente e më pas, vetëm me linjën PD_iste shoqërohej si në Korçë dhe Tiranë. Dhe ja rasti i parë që ju dha e tregoi se, është Berishiste deri në abuzim me Ligjin. Kjo është dështimi i të Huajve (Amerikan dhe Europian) kur bëhej diskutimi në Ligjet për Reformën në Drejtësi, pikërisht në pikën e kontrollit dhe përzgjedhjes së personelit të SPAK dhe GJKKO. *Toleranca është fitore sado e vogël e të keqes* (thënie Latine)

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Në një farë mënyre më vjen mirë për këtë vendim. Me cinizmin tim, vazhdimisht kam thënë (edhe këtu te TEMA) se Shqipëria nuk bëhet. Nëse Berisha apo Meta do dënoheshin, do humbja legjitimitetin e këtij pesimizmi. Por nëse nuk i hyn gjemb në këmbë, në një farë mënyre të tërthortë, i bie që kam të drejtë. Le të presim e të shikojmë...

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zgrian

          Besoj se Spak dhe GjKKo do zbatojne taktiken e Salianjit! Dalja e Berishs fsheh ndoshta nje arrestim tjeter, ne familjen e tij apo ... te te korruptuareve qe qellojne me shuplaka police! Te shohim!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje