Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

28 Tetor 2022, 10:19Politika TEMA

Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në zyrat e Strukturës së Posaçme (SPAK).

Bardhi, në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të Partisë Demokratike, është thirrur nga SPAK për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e kësaj çështjeje.

Ndërkohë, ditën e djeshme u paraqit në SPAK edhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ajo u thirr si një nga kallëzueset kryesore për të verifikuar të gjitha dokumentet dhe për të shtuar të rejat.

Sipas saj, kjo nuk është çështja e një individi, por çështja e sistemit që ka funksionuar në grabitjen e qytetarëve shqiptarë. Kryemadhi bëri me përgjegjësi edhe Ëngjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë.

1 Komente

  1. G
    Gjoni-pronar tokash te xanuna

    Monika Kryemadhi dhe Gazment Bardhi ju pergjigjen thirjes se SPAKUT, ku kane dhene fakte konkrete per Aferen e incenatoreve. Shikoj qe patronazhistet e PS nuk po komentojne per kete, ju eshte mbyllyr goja, ndryshe nga rubrikat e lartepermendura. Urdheroni, c'fare mund te thone per kete shperdorim kaq te madh te lekut te popullit? Edhe per kete te pergezojme Ramen dhe Veliaj ? Flisni....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje