GJKKO urdhëron kontrolle ndaj 6 anëtarëve të partisë të Tom Doshit, dyshime për korrupsion zgjedhor në Shkodër

8 Maj 2025, 13:50Politika TEMA
GJKKO urdhëron kontrolle ndaj 6 anëtarëve të partisë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka firmosur 6 vendime për kontrolle personale dhe të automjeteve ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga Tom Doshi. Masat janë marrë në kuadër të një hetimi për korrupsion në procesin zgjedhor. 

Kontrollet janë kryer sot në disa zona të Shkodrës nga forcat e policisë në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Një nga personat e përfshirë ka refuzuar kontrollin dhe për pasojë është shoqëruar në komisariat.

Javët e fundit Tom Doshi ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut socialist të Shkodrës, Benet Beci. Doshi synon dy mandate deputetësh në Shkodër.

 

3 Komente

  1. R
    Rama Zoni

    Si ka mundesi qe lejohet ky njeri te futet prape ne parlament qe e njohin te gjithe per bemat e tij se cfare monstre eshte e cfare njerezish mban rrotull vetes.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Prandaj eshte e bukur kjo bote se ka dhe trushpelare qe votojne per keto lloj njerezish te pa pershtatshem

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salihi

        Se ashte ma I bukur null noka idioti

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje