Gjykata Kushtetuese përball qeverinë me SPAK-un për pezullimin e Ballukut: Ja çfarë duhet të dini për pozicionet e palëve (E PLOTË)

22 Janar 2026, 20:30Politika TEMA
Gjykata Kushtetuese përball qeverinë me SPAK-un për pezullimin e

Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë diskutohej miratimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, në Gjykatën Kushtetuese diskutohej ankimi i Këshillit të Ministrave ndaj vendimit të GJKKO-së, lidhur me masën e sigurisë ‘pezullim i ushtrimit të detyrës’ ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Duke qenë se vëmendja e opinionit ishte përqëndruar në seancën e posaçme për Bordin e Paqes, gazeta TemA po sjell në retrospektivë se çfarë ndodhi në Gjykatën Kushtetuese, duke risjell në vëmendje të lexuesve të saj qëndrimet e palëve.

Qëndrimi i qeverisë: “GJKKO ka cenuar kompetencat e ekzekutivit”

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave argumentoi se vendimi i Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sjellë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në funksionimin e qeverisë, pasi pezullimi i ministres ndalon ushtrimin e kompetencave kushtetuese në një sektor kyç si infrastruktura dhe energjia.

Sipas qeverisë, ministrat gëzojnë imunitetin e deputetit, në bazë të nenit 103 të Kushtetutës, ndërkohë që pezullimi i një ministri nga gjykata, pa autorizim të Kuvendit, krijon një precedent antikushtetues. Në argumentet e saj përfaqësuesja e qeverisë u shpreh se Kryeministri nuk mund të zëvendësojë realisht ministrin në hartimin dhe propozimin e politikave sektoriale, ndaj vendimi i GJKKO-së prodhon bllokim institucional, kështu që qeveria kërkoi që Gjykata Kushtetuese të konstatojë ekzistencën e konfliktit të kompetencave dhe të shfuqizojë masën e pezullimit.

Qëndrimi i SPAK: “Nuk ka konflikt kompetencash, masa është personale”

Në krah të kundërt, përfaqësuesit e SPAK, prokurorët Dritan Premçi dhe Dorina Bejko, kërkuan rrëzimin e ankimit të qeverisë.

SPAK argumentoi se nuk ekziston konflikt kompetencash, pasi kryeministri nuk ka kompetencë kushtetuese për të “pezulluar” ministra, por vetëm për t’i emëruar ose shkarkuar. Gjithashtu, sipas Prokurorisë së Posaçme, pezullimi është masë personale e sigurisë, e lidhur me hetimin penal dhe jo me funksionimin e institucionit.

Në këtë kuptim, sipas organit të akuzës, Kryeministri nuk ka legjitimitet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në këtë rast, pasi nuk është palë në procedimin penal.

Po sipas SPAK, rikthimi i Ballukut në detyrë do të sillte rrezik për hetimin, për shkak të mundësisë së ndikimit mbi prova apo administratë. SPAK theksoi, gjithashtu, se imuniteti i deputetit nuk cenohet nga pezullimi i ushtrimit të funksionit ekzekutiv dhe se çdo kundërshtim i masës duhet të ndjekë rrugën e zakonshme gjyqësore, jo atë kushtetuese.

Qëndrimi i Presidentit: “Masa ndaluese nuk parashikohet nga Kushtetuta”

Përfaqësuesi i Presidenca e Republikës së Shqipërisë mbajti një qëndrim kritik ndaj masës së vendosur nga GJKKO, duke argumentuar se pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave, nëse ndikon drejtpërdrejt funksionimin e qeverisë, krijon një mekanizëm kontrolli që Kushtetuta nuk e njeh.

Sipas përfaqësuesit të Presidentit, një masë e tillë prek balancën mes pushteteve dhe duhet të interpretohet me shumë kujdes për të shmangur precedentë të rrezikshëm institucionalë.

Qëndrimi i Kuvendit: “Pezullimi barazohet me shkarkim të fshehtë”

Edhe Kuvendi i Shqipërisë mbështeti qëndrimin e qeverisë. Përfaqësuesja juridike e Kuvendit argumentoi se ministrat, si deputetë, gëzojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje kushtetuese, ndërkohë që, sipas tyre, pezullimi nga detyra prodhon efekte të ngjashme me shkarkimin, duke i ndaluar ministrit ushtrimin e funksioneve për të cilat është zgjedhur dhe emëruar. Për këtë arsye, një masë e tillë, pa vendim të Kuvendit, përbën cenim të parimit të ndarjes së pushteteve.

Qëndrimi i GJKKO-së

GJKKO nuk ishte e pranishme në seancë. Sipas një njoftimi për shtyp që shpërndau ditën e sotme GJKKO-ja, ajo argumentoi se nuk mund të paraqitet si palë, pasi gjyqtari vendos në emër të Republikës dhe ushtron funksionin e tij në mënyrë të pavarur, pa iu nënshtruar asnjë institucioni tjetër.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Pas dëgjimit të të gjitha palëve, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk shpalli vendim sot, ndërkohë që trupa gjykuese u tërhoq për vendim, ndërsa pritet që shpallja të bëhet brenda afatit ligjor, deri në 30 ditë.

Vendimi pritet të ketë peshë të madhe kushtetuese, pasi do të përcaktojë jo vetëm fatin e masës ndaj Ballukut, por edhe raportin mes drejtësisë penale dhe funksionimit të qeverisë në raste të ngjashme në të ardhmen./nl/TemA

 

12 Komente

  1. S
    Sateri

    Republika e prokuroreve ne beteje per te marre pushtet. Tregojini vendi , sa pa I bere gjemen e radhes Shqiperise.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!..!!!!

      Ja edhe show i radhes ne Shqiperi ; GJKKO merr vendime , GJK i anullon.Te dy keto gjykata paguhen me taksat tona , dhe tallin bythen me popullin.Atehere me mire le te shkrihet GJKKO dhe Spak , le te kthehemi ne kohen ku ishim kur politikanet e korruptuar nuk e rruanin nga asgje se nuk i ngacmonte asnje prokurori ose gjykate...te pakten kursejme taksat tona.

      Përgjigjjuni
    2. E
      E

      Numurin i madh i berishisteve ne Spak-GJKKO tregon se mbi 80% e prokuroreve dhe gjykates a kan qene zagar te Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hila

        Saliu mblodhi gjithe shpellaret e I vendosi ne pozicione kyce, I arsimoi ne shkolla me para e miqesina, I korruptoi e rekrutoi deri ne palce e sot I sherbejne me deshire e pa deshire vetem interesave te tija. Vetem 21 janari e gerdeci do e kalbnin ne burg Sali Kriminelin, pa pas nevoje per krimet e tjera. Por ja ku jemi as nu e therrasin e as se pysin per ato krime. Kan mbush burgjet me njerez me kundravajtje te vogla e me krye mafjozin e krye kriminelin nuk merren.

        Përgjigjjuni
      2. G
        GGG

        Republika e prokuroreve, une do ta quaja gestapo hitleriane qe komandohet nga krimineli Sali Berisha.Gestapo hitleriane sa per per dijeni komandohej nga krimineli i luftes se dyte boterore Herman Gering.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lubi mesazh nga bulevardi opozitēs,dje

          Kryeministri Rama duhet ta zēvēndēsoj znj Balluku siq bēri me kosovaren qē ishte ministre arsimi.E dim qē Ballukut i ka lēnē drejtēsia qē prej 1 Janarit 2026 vetēm brekēt dhe rrogēn, por tenderat pa transparenc, 50 milion euro qē flitet dhe pērflitet, dhe gjuha prej rrugaqeje e Belēs, do bējē mirē tē zēvendēsohej sa mē parē.Kēshtu ministria brēndēshme nuk do torturohej me opozitēn qē nuk arrin tē vet-kontrollohet.Problemi saj ēshtē internacionalizuar, nëse ajo vet nuk e kupton, bēn mir tē orientohet se ku dilet nga kjo detyrē kaq e nevojēshme pēr politikēn nē vazhdim.Jemi mēsuar me dosjen buka te Ahmetaj, do ja dalim dhe pa Lubin pēr tunele.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zonja eshte e nderuar

            Zonja ka punuar dhe duhet rrespektuar. Çfare Jane keto peralla ( favorizim ne tender) . Ju nuk po denoni ate qe vrau ne mes Tiranes kater protestues , shkoni shqehtesoni nje ministre te shkelqyer. Nese ka vjedhur ka bere korrupsion futeni Brenda por jo per favorizim ne tender . Po normale qe edhe per nje vende pune do kete favorizime , moshe gjinie , expérience, miqesie..... Lereni zonjen te qehte plehra komuniste . Rama duhet ti tregoje dhembet ketyre pseudo prokuroreve plehrave te Bufit

            Përgjigjjuni
            1. A
              Antipartia.

              Lereni rehat Belinden t’i heqe edhe nje brisk buxhetit.Populli heroik shqiptar e do shume Brlinden edhe Erionin edhe hajdutet e tjere. Keshtu;pini nga nje kafe dhe futjani gjumit e trimat e nenes Parti.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lanabregsi

                Nga dita e sotme kemi nje Spak me breke neper kembe,qe nuk di cfare te beje me thashethemet e Saliut qe ka filluar hetimet kunder Veliajt dhe Ballukut.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dsa

                  E moret vesht o milet Edit nipi i krimineleit spiro koleka dhe i biri i Kristaqit njekohsisht dhe babai legjitim i Grek (vete e ka deklaruar Rama) firmetari i pushkatimit te dy poeteve desident te komunizmit iu prek ballaca e vjedhjeve. Vidh Ramaduro, vidh Lubi e 49 hajdute te tjere nuk te prek as ligji se preket ballanca e Qeverise hajdute dhe kriminale.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje