Gjykata rrëzon familjarët e Arben Ahmetajt

25 Dhjetor 2024, 20:10Politika TEMA
Gjykata rrëzon familjarët e Arben Ahmetajt

Gjykata kushtetuese nuk e ka kaluar në seancë plenare ankesën e katër shtetasve që janë lidhje familjare e ish funksionarit Arben Ahmetaj,  të cilëve SPAK ju ka sekuestruar telefona, USB çelësa makinash dhe pajisje kompjuterikë.

Në vendimin e zbardhur që Top Channel disponon gjyqtarët kushtetues e konsiderojnë haptazi të pabazuar kërkesën e Brunilda Menes, motra e ish zëvendës kryeministrit, të Flamur dhe Teuta Hoxhës dhe Eljona Hoxhës përkatësisht prindërit e bashkëjetueses së Ahmetaj  dhe kunatës së saj.

Gjyqtarët kushtetues thonë në vendimin që TCH disponon se prokurorët kanë disponuar me vendime për sekuestrimin e sendeve midis tyre aparatë telefonikë mbështetur në arsyetimin se aty mund të gjejnë të dhëna të rëndësishme për hetimin.

Për sekuestrimin e telefonit të kunatës së bashkëjetueses së Ahmetaj thotë më tej kushtetuesja është argumentuar se ajo është autorizuar nga personi nën hetim për të kryer transaksione bankare në emër të tij, ndaj ekziston  dyshimi për transferimin e parave në destinacione të ndryshme. Të katër shtetasit kërkuan shpalljen si antikushtetues të këtyre sekuestrove mbasi shteruan të gjitha shkallët e gjykatave.

Gjykata kushtetuese shton në vendim se prokuroria dhe gjykatat kanë dhënë argumente të mjaftueshme dhe bindëse se përse janë sekuestruar sendet, një pjesë e të cilave pas përfundimit të akt ekspertimit do tu kthehen pronarëve ndërsa për pjesën tjetër do tu verifikohet burimi, në kushtet kur vepra që po hetohet është ajo e pastrimit të parave.

Teksa Arben Ahmetaj është vënë nën hetim nga SPAK edhe më herët i gjykata kushtetuese është vënë në lëvizje edhe më herët me padi ku kundërshtohen veprimet hetimore si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë, kërkesa që janë rrëzuar nga gjyqtarët kushtetues.

10 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    SPAK PO I BIE SAMARIT ! = Ahmetaj, gezon ose do gezoje imunitet politik, si azilant i perndjekur politik nga regjimi Rama.SPAK, NE KETE RAST TE SHKOJE NE surrel me shprese se mos gjen floririn e Likes ose te shikoje sa peme ka mbjelle Erjon Veliaj.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje grup pordh-licesh strehuar ne Xhamine e Namaz

      Shteti "demokratik" monist apendis (vazhdim i zgjatur) i diktatures komuniste vazhdon te ushtroje persekutimin deri ne 7 breza, ku edhe ata qe nuk kane lindur me ardhjen ne jete do te persekutohen se jane me njolle ne biografi. Rrofte "demokracia" popullore.

      Përgjigjjuni
      1. e
        em

        Prisni sa te behen dy te djela bashke.

        Përgjigjjuni
        1. e
          em

          Prisni sa te behen dy te djela bashke.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bumbum..bum

            Spak duheta zgjeroj mëshum rrethin e bashkpunimit të Ahmetaj. Deri 7 breza ka perfunduar leku.... kështu e dënonin perandorët kinez hajdutllëkun dhe sikur të ishte zyrtar y perandoris akoma më i rënd ndëshkimi i pritej edhe koka Ktyre me miliona nuk i gjen gjë. Aty i keni . Mediu, salimutaj, muna baxhella botox, shitsi i fiqve që martohet në monument kulture me pensionin e mamas nga shitja e fiqve. Çorapekuqi psikopat që ka bër vilën e surrelit me lekët e gruas. Si majtas edhe djathtas e kan rrjep kët popull me ritmin e borxhit të jashtëm nga FMN. Shqiprin e kan shit me koh kta thjesht bëjn lojën ... stafet pas stafete ja kaluan shtetin njëri-tjetrit. Jemi ktu ku jemi se mentaliteti i shumicës êsht primitiv. Kudo vjedhin dhe i ndajn me padronët.. Të shohim sa të zotët do jen kta ti shkojn deri në fund ktyre krimeve ndaj popullsis . Apo show i rradhës. Presin çfar do thoj usa.

            Përgjigjjuni
            1. v
              vlonjati

              saliu me miliardat e 1997 ,gita miliarsdat dhe 14 shtepi me vjedhjete shtetit ,jamarber nga pashtepi me kullat te ish pallati partizani ,zeni me gjakun e 26 vetave te vrare ne gerdece bashke me camin eshkozetit mehdiu perfaqsues i i kurva nga vlora ne amerike Noka me miliarda e droges se lazaratit e shume eshume te tjere KRYESOJNE SUPER TE KORRUPTUARIT ,GJYKATESIT DHE DOKTORET ETREGUT TE JETES SE NJERIUT

              Përgjigjjuni
              1. B
                Besimtari

                O Namaz! Po si mund te behet mor derman,si thus ti o valut!

                Përgjigjjuni
                1. e
                  erjola e bija e flamurit dhe teutes dashnorja e ar

                  bingo vdekje tradhtareve nazi fashiste familja ahmetaj dhe ushtaret e tij ne administrate

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    VOLLODJA

                    Vjedhja i ka kaluar tashme te shtate brezat nga te gjithe krahet e politikes KUSH e kundershton eshte pjese e brezit te shtate.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      spata

                      Keni lexuar apo degjuar ta shpalli qeverija Ahmetajn ne kerkim tek interpoli? Sigurishte jo.Pse? Ahmetaj nuk eshte si S.Braho qe thoshte.Mos me beni te hap canten e korrupsjonit ku ne te vertete mbante breket dhe bizhamat.Ahmetaj mban dokumente orgjinale te korruosjonit qeveritar me firmat e Rames.Pse Sali krimineli nuk ja ze ne goje emrin por ka 8 muaj qe nxit protesta tek Bashkija Tirane.I jane qepur Erjonit .Me paturpsi Rama deklaron se do e vare tek pemet qe ai ka mbjell.Te dalin ne gjyqe pa perjashtim qe populli tu vere vulen e hajdutit,korruptuarit e tradhetarit te shqiptarve.Nuk po kuptoni qe lojrat e Saliut jane mbrojtja me e mire e Rames? I hqni qafe te shpetoj Shqiperija nga cibanet qe po u pijne gjakun popullit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje