Një profil i “të rinjve” që duan të sfidojnë Ramën dhe Berishën

25 Dhjetor 2024, 19:29Politika TEMA
Një profil i “të rinjve” që duan të

Nga Edmond Arizaj

Pse nuk ndezin partitë dhe lëvizjet e reja në Shqipëri? As të majta, e as të djathta. Pothuaj as nuk bëhen rrezik për forca politike të atrofizuara ideologjikisht e vizionarisht. Për mendimin tim, si ato parti të reja që tashmë janë shpërbërë, kujtojmë Ben Blushin me “Libra”, si këto të sotmet, nuk kanë ditur të gjejnë, qoftë edhe të shpikin, telin elektrik, apo meqë jemi në javën e “Parashqevisë”, të gjejnë Parashqevinë e tyre. Një lëvizje PR ku njerëzit, populli, masa e madhe të kthejë fort sytë drejt tyre. Daljet me njerëzit ulur në karrige, shpërthimet emocionale në studio televizive, lotimi për popullin që vuan e që s’ka të hajë, xhindosja me pushtetarët që po shkaktojnë dëme masive më shumë se bombat në Ukrainë, janë filma të parë, madje të luajtur më bukur nga aktorë të tjerë që kanë edhe shikues të pablerë. E keqe, apo e mirë, makiaveliste, apo çurçilliane, kenediane, apo obamiane, syriziane, apo vetvendosëse, zotërinjve u duhet një “shpikje” PR.

Agron Shehaj, apo “Mundësia” si parti. Më duket i sinqertë, megjithëse përvoja shqiptare është e hidhur me sinqeritetin e politikës, shumë e hidhur. Artikulimi i tij në Kuvend, i vetmi nga të rinjtë që e ka këtë mundësi, është mbresëlënës; elokuent, argumentues, fshikullues, aspak mediokër, aq më pak banal. Ka disa pika gri në karrierën e tij, por këto i mbeten kohës. Nuk ka “prerje” udhëheqësi, por sikur mos të kesh të dhëna nuk ka as “prerje” për biznesmen. Agron Shehaj është një enigmë e bukur, që ia vlen të mos e kalojmë në harresë.

Adriatik Lapaj, apo “Shqipëria bëhet” si parti. Sinqeritet i munguar. Ku është Florian Binaj, pse nuk është më me lëvizjen?! Mungesa e tij, pas një prezantimi të fryrë mediatik, nuk mund të anashkalohet njësoj si ata që Lapaj i sulmon. Thjesht për të bërë diçka ndryshe. E folura nxitimthi e Lapajt duhet ndryshuar. Ai nuk e ndryshon dot të shkuarën e tij në daljet me të tjera parti, por ama minimumi duhet të shfaqë një ndryshim rrënjësor. Meqë është pothuaj çdo orë në ekran, një supermundësi kjo, duhet të nisë me impostimin e zërit, mënyrën e të folurit.

Të pretendosh se do marrësh 71 deputetë, me intonacionin njësoj sikur do të fitosh makina kauçuku në patatina, nuk i mbush mendjen as vetes kur e ridëgjon me përsëritje. Unë nuk do të doja që Tiku të dështonte. Ai është trashëgues i mirë i pothuaj gjithë kryetarëve-parti që kanë shoqëruar partitë e mëdha prej vitesh. Nuk e di sa realë janë ata që zënë stolat gjatë performancave të tij, sepse realisht më duket se ende nuk e ka ndërtuar një bosht, një tra filozofik, konceptual dhe vizionar që të magnetizojë njerëzit jo thjesht me “ata janë të këqijtë, ne do të jemi të mirët”.

Arlind Qorri, apo “Bashkë” si parti. Bashkë, apo veç, Qorri është i vetmi që ka aksion real në CV e tij. Mund ta quajmë revolucionar, komunist, anarkist, majtist, por ngado që ta kthesh, sido ta veshësh, është i vetmi nga partitë që nuk pretendon vota nga të gjithë shqiptarët, por nga të majtët, qendra e majtë, apo ekstremi i majtë. Si vallë nuk e votojnë pensionistët?! Këto janë çudi shqiptare. Arlindi ka një problem të madh, në gjykimin tim; qarjen, ankimin, sidomos për bojkotin që i bëjnë, ndoshta, mediat e mëdha, të mesme, apo të vogla. Kujt i qahesh Arlind?!?! Mendon që kundërshtari duhet të të japë armët, madje edhe të t’i mësojë si përdoren, që t’i marrësh elektorat?! Të qahesh në një kohë kur vetëm përhapja e ideve nuk është problem, atëherë ky është një problem. Qorri duhet ta zgjidhë shpejt këtë problem. Duke qenë se ai ka dhe platformë ideologjike, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, duhet të shohë edhe njëherë sjelljen thjesht si akuzator. Nëse nuk do i njohë njeri fytyrat dhe zërat e të rinjve, do duken si të dërguar të Berishës. Qorri, çfarë alternative ke për të majtët?  Mua do më pëlqente ta shihja në Kuvend. Ndoshta vetë të dytë, ose të tretë, jo më shumë.

Endri Shabani, ose “Nisma Thurrje” si parti. Mmmm. Një amalgamë mes filozofit, përtacit, borgjezit, analistit, politologut. Aspak zjarr. Aspak entuziazëm. Mendime të mira, por të paraqitura si formula fizike. Shpreson të drejtojë një parti për elitën?! Fatkeqësisht shkencëtarët e Shqipërisë numërohen me gishta. Shabani duhet të mësojë nga historia. Trocki kishte mendime të mira, por priste që duke ndenjur këmba mbi këmbë të tjerët të lëviznin këmbët për të. Nuk do të ndodhë. Jo se Endri i afrohet Trockit të kuptohemi, thjesht si shembull veprimi dhe ndërveprimi. Krahasuar me kolegët-rivalë, Shabanin do e rendisja të fundit për përpjekje në krijimin e frymës.

A mund të bëhen bashkë? E nëse bëhen bashkë sa mundësi kanë të mos lejojnë partitë e mëdha të marrin shumicën? Elektorati gri është i madh në fakt, por realisht duket e pakuptueshme se si këto parti -lëvizje, këta të rinj, nuk kanë bërë asnjë hap të ulen së bashku në një tryezë. Asnjë marrëveshje. Thjesht të ulen. Të diskutojnë. Të peshojnë forcat. E nëse, pse jo, t’i bashkojnë forcat në disa kërkesa që vendosin sadopak drejtësi në votime. Ndryshe partitë e mëdha, që kanë edhe gurët, edhe arrat, edhe mullirin, do t’i bluajnë sipas qejfit. E pas majit, do i shohim o duke bërë libra si Ben Blushi i “Librës”, o duke u zhdukur edhe nga panelet analitike të mbrëmjee si Astrit Patozi i “Bindjes”.

10 Komente

  1. T
    Taulant

    Keto parti do shkaterrojn binomin e krimit Rama-Berisha qysh ne zgjedhjet e 11 Majit. Pse do qe te mbyll kerrici i Vucicit Tik-Tokun ? Sepse Agron Shehaj ka 834mije Adriatik Lapaj 344 mije ndersa Rama me admiministraten e patronazhist 2miljon . Pra nuk e filtron dot kete platform sociale. Prandaj regjimi,analist,patronazhist

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Keto perrallat e Tik-Tokut nuk i ha njeri. Rrjetet sociale nuk mbarojne , vetem po shtohen. Mbyllet Tik-Tok, hapet Instagram, Facebook, Twitter, AI, Podcasti. Tik-Toku nuk jep vota, as ndryshon mendjen e njerezve. Agron Shehaj mori 15% te Asamblese PD ne 2021 kunder Kryetarit PD Lul Basha. Keta 15% perseri do e mbeshtesin Agronin. Agroni eshte klase e permbysur, ka vuajtur, te persekutuarit e shohin si shpresen e vetme te se djathtes sot. Jane lodhur dhe zhgenjyer me Sali Berishen.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gonxhja

        Shko mor budalla, e njohim ne te zones ka qen apo jo i presekutuar agroni. Ska qen hic. Xhaxhai agronit ka qen komandat ne ushtrin e qifte largut. Jan familje komunistesh ne gen! Agroni eshte dhe oa shkolle more budall. Vetem nje ka nxjer shqiperia deri sot. Adriatik Lapaj.

        Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      O Taulant kush eshte me e madhe mire apo milioni .Nga kjo qe komenton tregon qe je I pa shkolluar , e ke mbaruar klasen e pare ?

      Përgjigjjuni
      1. u
        une

        Pse nuk ngjisin partite e reja? Per nje fakt te thjeshte, se nuk sjellin ide te reja, nuk kane energji te re, nuk kane mentalitet te ri dhe per rrjedhoje nuk jane frymezues nuk ngjallin besim, nuk kane ndjekes dhe jam i bindur se pretendimet maksimaliste shkojne deri tek sigurimi i nje karrige depudeti per by..n e kryetarit qe neser me ane te kartonit ti bejne presion qeverise per ndonje vend pune apo per ndonje privilegj per te afrmit e partise apo te familjes.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aleksander

          DO VOTOJME PARTINE SOCIALISTE. PARTIA QE PO PUNON ????

          Përgjigjjuni
          1. A
            Apolitiku

            Na hapët barku me këta e sidomos mr Agron Shehajn. Nuk kam asgjë me asnjërin po furçet që bëhen për ta fryrë z. Shehaj janë të shëmtuara dhe ja ulin vlerat, kjo më kujton dikur një bisnesmene e fuqishme në Tiranë bënte tubime, shktuanin e lëvdonin, hodhi dhe para po hiç nuk ngjiti. Po mirë Shehaj se është bisnesmen po z. Qorri pedagog, duhet ta shpaloste në shtyp platformën e tij, nuk flas për Llapajn që vetëm ulurrin nëpër studio, kurse E. Shabani nuk më duket se është dembel, debatin e mban nëpër studio. Këta duhet të jenë nqs duan të fitojnë diçka, pra populli tju jap vota, nuk duhet të bëjnë opozitën e PD, duhet të jenë me të vërtetën jo të vetëm të shajnë, ata duhet të bëjnë aleance me spektrin e partive me të cilën janë më afër. Këto janë mendime personale po përvoja më ka treguar se nuk gënjehet më populli, të jep ujë në bisht të lugës, sado para te derdhi ai që ka e që mund të përfundoj si Bejleri kujdes populli vështron, suksese në jetë.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Skena politike në Shqipëri është ideuar dhe gjatë rrugës konsoluduar, si projekt i dy partitizmit, sipas modelit anglo-sakson. Në Britaninë e Madhe dikotomia Parti Konservatore-Parti Laburiste; në SHBA, Parti demokrate-Parti Republikane. Edhe aty ka ndonjë 'partiçkë', por, edhe kur marrin ndonjë vend në Parlament, për politikat e të 'mëdhenjve', nuk e kushtëzojnë dot vendimarrjen e tyre. Në këtë rrugë është prej 34 vjetësh dhe Shqipëria dhe do jetë gjatë kështu gjatë. Faktorët se si dhe pse ndodh kështu janë të shumtë, por një gjithsesi mbetet. Këto të dyja, në kushtet e rënies së regjimit diktatorial monopartiak ku PPSh, ishte vetë shteti, lindën po nën dirigjimin e saj. PS, ndërroi vetëm emrin, por trashëgoi prej saj nomenklaturën dhe elektoratin tradicional ndërsa PD-së, si fillim iu bashkuan shtresat e pakënaqura nga regjimi hoxhist, një pjesë edhe nga nomenklatura e saj si komunistë, sigurimsa, të përndjekur politikë, pronarë etj, etj. Bazuar në Ligjin e Inercisë, trupat e tyre vijojnë të lëvizin në mënyrë të njëtrajtëshme, por në këtë lëvizje, në dukhe 'kundërshrarë', për nevojat e vetëm pushtetit të tyre, kur u duhet bashkëpunojnë. Si argument po pyes: Ku janë sot PSD dhe PR, që ashtu si PD dhe u krijuan menjëherë pas tranzicionit dhe që e kishin një farë peshe në elektorat? Ku janë?!?! Ndaj si në ato fillime, si gjatë tranzicionit edhe tani ka patur (dhe do ketë) dhjetra 'partiçka', ose siç ndryshe quhen 'parti kryetarësh', që lindin dhe shkrihen si kripa në ujë, por pa e shijuar kurrë pushtetin. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të bëra pikërisht në sinkron të plotë nga PS-PD (Rama-Berisha), dyparitizmit iu vu vula. Ku qe dhe qëllimi. Zor se do vijë ndonjë ditë, të paktën për nja dy-tre dekada jo, që kjo të ndryshojë, edhe sikur të vijë nevoja (në fakt ka ardhur), për një Kushtetutë të re. Zgjedhjet e 11 majit do ta vërtetojnë plotësisht këtë realitet. Edhe kësaj rradhe PS do jetë e para dhe PD e dyta, me shpresë të ndonjë rokade midis tyre në 2029. Gjithsesi, ato nuk i druhen rokadës, sepse në çdo rast, në pushtet janë. Kundërshtarë, shpesh dhe të pëtçrçudnuar, janë vetëm për portofolin e kryeministrit. Arsyet kuptohen.

              Përgjigjjuni
              1. N
                NACIONALISTI

                Partite Jane vertete te reja dhe kryeteret Jane TE rinj POR idete e tyre Jane te vjetra. Idete e tyre per funksionimin e shtetit ligjor JANE ne perputhje me idete e PDdhe ne kundershtim me ate cka kerkohet ne stadi e zhvillimit te vendit nuk MUND TA luftosh dhe TA mposhtet PS me idete e vjetra te SALIUT APO TE ILIRIT dhe me slloganet liri bara i Vellazeri qe JANE i. TE iluministeve qe nuk te frymezojne me

                Përgjigjjuni
                1. N
                  NACIONALISTI

                  Partite Jane vertete te reja dhe kryeteret Jane TE rinj POR idete e tyre Jane te vjetra. Idete e tyre per funksionimin e shtetit ligjor JANE ne perputhje me idete e PDdhe ne kundershtim me ate cka kerkohet ne stadi e zhvillimit te vendit nuk MUND TA luftosh dhe TA mposhtet PS me idete e vjetra te SALIUT APO TE ILIRIT dhe me slloganet liri bara i Vellazeri qe JANE i. TE iluministeve qe nuk te frymezojne me

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje