Gruevski në arrati dhe i dënuar për korrupsion, Ilir Meta: Ka bërë gjëra të mrekullueshme, duhet marrë shembull

15 Prill 2024, 17:18Politika TEMA
Gruevski në arrati dhe i dënuar për korrupsion, Ilir Meta: Ka

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot dha edhe një koment për mbeshtetjen e tij te hapur ndaj ish-partisë së Gruevskit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen se afërmi.

"Mendoj se ndryshimi në këtë vend është i rëndësishëm dhe pozitiv. Është një vend që falë VRMO-DMNE ka arritur që të shkojë nga i 100 në të 10 në botë sa i takon klimës së biznesit dhe i 5 në BE. 5 objektivat tona do t’i realizojmë shumë më shpejt, kam dëgjuar se thonë që është parti antishqiptare, por besoj se ata nuk e dinë që është një forca politike që ka njohur Kosovën kur ka qenë në pushtet, përkrah NATO-n dhe aderimin në BE. Ne jemi të bindur se garancia në Maqedoni do jenë shqiptarët për kursin euroatlantik dhe europian të Maqedonisë", tha ai

Meta vlerëson se lidershipi i ri i VMRO/DMNE ka mësuar prej gabimeve të Gruevskit.

"Lidershipi i ri i Maqedonisë që është i qartë për Ballkanin i hapur, po aq sa jam unë dhe Nesho, është një lidership që ka nxjerrë shumë mësime nga gabimet e Gruevskit, sidomos ata që erdhën për shkak të nepotizmit dhe emërimit katastrofik në SHIK që bëri shumë punë të paligjshme. Atë përkrahje që kam dhënë e kam dhënë me dijeni të plotë. I ftoj të gjithë të shkojnë të vizitojnë Shkupin 1 dhe Shkupin 2 për të kuptuar se kur do vendin tënd mund të bësh gjëra të mrekullueshme", tha Meta.

Sipas Metës duhet marrë shembull nga kjo parti pasi është patriotike për vendin e saj dhe ka bërë gjëra të vlefshme.

"Ne nuk bëmë një gjë në Durrës, Lezhë, Fier. Dhe ato që ishin i prishëm. Ata ishin një forcë patriotike që zhvilluan, vendin, bujqësinë. E kthyen vendin në fuqi eksportuese. Përkrahjen e kam dhënë me bindje të plotë.

Kurse këta edhe Pustecin që duhet ta kishin bërë model turizmi, e kanë katandisur në vendin që për kilometër katrorë ka numrin më të madh të gomerëve dhe numrin më të vogël të njerëzve. Me ne Pusteci do të jetë model. Sepse janë njerëz të jashtëzakonshëm, me tradita të jashtëzakonshme. Dhe kanë një tavë krapi që është shumë konkurruese", u shpreh Meta.

9 Komente

  1. a
    arturi i skupit

    Mrekullitë mos i referohen Monikës ! Ndonjë mrekulli, pos këpucëve të mbajtura që shiste ky te pazari i Gabit, nuk kemi mësuar të ketë bërë. Mrekulli do të ishte t´iu shmangej petullave metalike mbërthyer në duar

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arturi i Skupit

      Palaco je ti, Meta,kur bën shqiponjën e pastaj mbush brekët dhe e kalon në gojë.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lani

        ky te ben me vjelle.te qifsha faren e fisin...antishqiptare muti

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mero mbaroi me Olsin , filloi me Meten, lol

          Mero mbaroi me Berishen , filloi me Meten, lol

          Përgjigjjuni
          1. S
            SHefki

            More e kemi dite se je njifar M. po se je aq i madh nuk e kemi dite Merre Gruevskin pasi qe esht i mire sipas teje o palaqo e jepja Moniken Po a di more idiot sa Shqiptari esht ne burgjet e rana ne Maqedoni qe jav ka montu akuzat e jane pra ne burge, eu bre fare e keqe Komandant na ka marr malli edhe njiher me mujt mu zgju e me i hjek do faqezi se namin jane. SHefki MExhani SH.B.A sjam anonim me emer e mbiemer te vertet.

            Përgjigjjuni
            1. k
              km

              O prokurore te ASPAK,kjo qe thote Muti per Gruevskin eshte paralajmerim per tu arratisur nnga drejtesia.Nese nuk merreni Masa atehere kam te drejte te Themi :- dyshim i arsyeshme se prokuroret me mosveprimi e tyre ,i hapen rrugen Gruevskin per tu fshehue nga drejtesia .Kjo do te thote "Shperdorim detyre" i mirefillte.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fallso

                Ky qenka koçe.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shefki

                  e nderuara redaksi qu be me komentin tim SHefki Mexhani SB B A

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gimi me tha mua 7 % nga ana ime

                    Meten dhe Gurefskin i bashkon nje padron , kane nje emerues te perbashket .....Vadimir Putin

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje