‘Gurorja’ fut Taulant Ballën për herë të parë në kabinetin Rama – Si arritëm deri këtu?

10 Korrik 2023, 09:31Politika TEMA

‘Gurorja’ fut Taulant Ballën për herë të

Nga Brixhilda Xhuraj

Këtë të hënë të 9 korrikut në zyrën e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vendosen dy propozime nga kreu i Qeverisë, Edi Rama.

Propozimi i parë është shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

I dyti, emërimi i dikujt tjetër në këtë pozicion, pikërisht Taulant Ballës.

Kështu, sipas parashikimeve nga Kushtetuta e Shqipërisë, përgjigjja nga Begaj kthehet brenda një afati kohor shtatë ditor.

Pas kësaj, dekreti i presidentit i kalon Kuvendit, dhe ky i fundit duhet ta shqyrtojë brenda një afati 10 ditor.

Konkretisht do të mbeten datat e dy seancave të fundit parlamentare: 13 dhe 20 korrik.

Dhe pse numri një i Qeverisë, Rama, nuk ka dhënë detaje se pse ka marrë këtë vendim, rasti vjen vetëm pas ngjarjes së rëndë në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, ku u tronditën themelet e një komisariati të tërë.

Dhuna në grup ndaj dy shtetasve për shkak të një guroreje, hezitimi i policëve për ta hetuar duket se ka qenë faktor në shkarkimin e ministrit Çuçi, i cili nuk do ta çojë deri në fund mandatin e tij si ministër i Brendshëm.

Ndërkaq, me vendim të drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, e gjithë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese e Komisariatit të Krujës do të rinovohet.

Përgjegjës si drejtues operacional për çështjet e sigurisë dhe rendit, do të jetë drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

Po ashtu këtij komisariati ka nisur një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Personat e përfshirë në dhunën barbare ishin të afërm të deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht dy vëllezërit dhe djali i tij.

Për këtë arsye patëm edhe një dorëheqje nga Rraja, i cili kërkoi ndjesë dhe njoftoi shkëputjen nga jeta politike.

Policia ka bërë me dije se në pranga kanë rënë tetë persona.

Të shpallur në kërkim mbeten: Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Rexhep Rraja, Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç.

Po ashtu gurores në pronësi të Xhelal Rrajës në Borizanë të Krujës i është vendosur shiriti.

Cili erdhi e cili iku?

Bledi Çuçi u vendos në krye të Ministrisë së Brendshme në dhjetor të vitit 2020. Kjo, pas shkarkimit të ministrit të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Ai u vendos sërish në të njëjtin pozicion edhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Çuçi, para se të ishte në krye të kësaj ministrie ka mbajtur edhe poste të tjera drejtuese.

Fillimisht, postin e ministrit të Bujqësisë dhe postin e ministrit të Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor.

Ai gjithashtu ka shërbyer si koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit në qeverinë Rama.

Bashkë me ekipin e tij patën krijuar sisteme për përfshirjen e qytetarëve në parandalimin dhe denoncimin e akteve korruptive.

Kryeministri ende nuk ka bërë me dije se çfarë pozicioni do të ketë Çuçi në vijim.

Ndërkaq, Taulant Balla, nuk ka mbajtur poste drejtuese në Qeveri. Ai ka qëndruar më shumë në bazën e Partisë Socialiste.

Ai ka qenë i dërguari socialist në rrethin e Elbasanit, ku edhe solli fitoren e plotë të PS-së në të gjitha bashkitë.

Pas zgjedhjeve të 2017-s, ai u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist, pozicion që e ka ende.

Kjo shënoi edhe ngjitjen e tij, praktikisht në pozicionin e dytë më të rëndësishëm të PS-së.

Njëkohësisht, ai u emërua kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian dhe zëvendës kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian.

15 Komente

  1. J
    Jonida

    Nje zgjedhje e duhur e kryemintrit duke zgjedhur Ballen si minister te brendshem

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rezi

      Suksese ne detyren e re Balles

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ina

        Jemi te sigurt qe do te beje nje pune te mire ne policine e shtetit

        Përgjigjjuni
        1. k
          klodjan

          e MERITON sipas meje se eshte nje nga figurat me te vjetra

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleks

            Rama e din shume mire se cfare bene dhe besoj po ben zgjedhjen e duhur me drejtimet ne pushtet

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlora 97

              Po po E ka treguar me vepra qe di t zgjedhi mire :) Bravo ree

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dionis

              Une mendoj qe rama do bej zgjedhen e duhur sic din te bej gjjthmon

              Përgjigjjuni
              1. s
                sara

                Balla do te jete i duhuri per kete pozicion urime

                Përgjigjjuni
                1. l
                  leli

                  Rama gjithmone ka bere gjen e duhur per cdo gje

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    poni

                    Bravo i qofte Rames ja tregoi vendin te gjitheve

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Davidi

                      Me shume vota ne Elbasan, qarku me i kriminalizuar. I biri i Rrahman Rrajes s'eshte dorezuar ende megjithe thirrjen e te atit qe kishte merakun e Kryeministrit. Rilindja, banda me e madhe kriminalo-mafioze ne Ballkan.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        A.A.SH USA 2008

                        Kam lexuar shume opinione keto dite per ngjarjen e gurores ne fush kruje dhe menjehere pas kesaj Rama mori vendimin per shkarkimin e Ministrit Cuci dhe propozoi ne vendin e tij Taulant Ballen.Vendosja e Balles ne kete post nuk eshte mundur te zgjidhi problemin.Ky eshte nje person politik dhe krraba e tij do te anonte nga forca politike qe vjen.Nga analizat e zhvilluara gjate 32 viteve kane sherbyer ne kete post masatarisht 1 deri 2 vite dhe jane larguar dhe per 32 vite gjendia eshte e njejte.Rama per kete emrim nuk duhet te vendoste nje Minister qe vjen nga posti partiak.Pas ketyre qe kan ndodhur mendimimi im eshte qe duhet vendoste nje person nga shoqria civile si eshte rasti prof. Karamuco qe prej muajsh publiku e ka njohur nga prezantimi ne T V Vendosja e nje personi me njohuri te larta te fushes qe i ka paraqitur edhe si petagog ne mesimdhenije sot kerkohet nje njeri i tille te jete ne krye te ketij intitucioni,kjo do te ishe menyra me e mire per te vene ne jete dhe kerkuar te vihet ate qe ke dhene ne mesim ,keshtu do te ishin te ndara pergjegjsia e Ministrise Brendeshme dhe Dr. Pergj. te Policise Shtetit

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          ELEKTORATI GRI

                          Ky eshte momenti nga ku fillon tatepjeta e Shokut TAULANT.

                          Përgjigjjuni
                          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                            Posti i ministrit të brendshëm më i vështiri dhe më i lehti. I vetmi vend ku emri i femrave nuk konkuron. Si për të djathtën dhe të majtën ky vend kyç ka për të eleminuar figura të njohura të politikës shqiptare. Çdo ministri i duhet të mbrojë krahun e tij politik dhe mbështetësit e korruptuar, nuk përjashtohen edhe vetë ministrat. Korrupsion ka dëmtuar sistemin politik shqiptar. Vala e arrestimeve se bashku me ngritjen e temperaturave do vazhdoi drejt objektivit të "maskuar". Deri atëherë njerzëve nuk do ju bëj përshtypje. Koha ka thirrur në skenë drejtësinë.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sufllaqe me shumice

                              Hahahaha!! Paskan vershuar sufllaqet rilindjote te thurrin lavde per liderin global qe ditka te beje zgjedhjen e duhur!!! Vecse kur i dalin lakrat sheshit te zgjedhurve te tij personal, faji eshte individual, jo i atij qe i ka perzgjedhur me shume kujdes mes krundesh dhe jashteqitjeve te tij diharretike

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje