Hapja e dosjeve, deputeti i PD-së: S’mund të qeverisemi nga spiunë të kamufluar, të dalin sa më shpejt nga politika

21 Shtator 2022, 14:35Politika TEMA

Hapja e dosjeve, deputeti i PD-së: S’mund të qeverisemi nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është shprehur pro hapjes së dosjes së ish-sigurimit.

Duke folur në mbledhjen e Komisonit të Ligjeve, Koreshi tha se spiunët duhet të dalin sa më shpejt nga politika.

“Kjo nismë është e vonuar. Ne mezi presim! Spiunët të dalin sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk mundet Shqipëria të qeveriset nga spiunë të kamufluar.

Ky komision të rrisë kapacitet dhe të dalë sa më shpejt llumi. Kemi kaq kohë që kapemi me çështje procedurale.

Erdhi koha më në fund t’i japim dinjitetin kategorisë së ish të përndjekurve politike”, tha Korreshi.

2 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Me thene te drejten, edhe ne qytetaret jemi ne medyshje; me mire te na qeverisin hajdutet, apo me mire ishspiunet. Mbreme ne kafe me shoket, deshe u vrane. Ca thonin, jemi me mire me hajdutet, se do vjedhin aq shume, pastaj nuk do te vjedhin me, se nuk kane ku ti magazinojne, pastaj do te bejne shtet. Spiunet nuk kane nevoje per magazine, vazhdimisht do spiunojne. Me mire me hajdutet, se hajdute ka me pak, vetem disa lart, nderhyri nje prej nesh. Ishspiune ka me pak, se kane vdekur. Edhe ata qe jane gjalle nuk kafshojne me, thonin shumica. Megjithate, asnjehere nuk do ta mesojme; me mire me hajdutet, apo me mire me ishspiunet.

    1. S
      Spak

      Edhe Saliu me Liken kane vend ne zemrat dhe mendjen e Shqiptareve! Shikoni ne vitin 90-91-92 iken hajdutet dhe kriminelet qe kishin probleme me ligjin,sigurishte jo te gjithe! Ne 96-97 iken ata qe kishin probleme me Saliun, bashke me mendjen e ndritur shqiptare edhe prinder qe kishin fituar nenshtetesine e vendit ku jetonin morren edhe femijet e tyre! Tani kane ngelur zorret e Saliut dhe Likes,hajdute dhe vrases te vertete! urime Shqiperi!

      Lini një Përgjigje