Ibsen Elezi: Demokratët nuk e duan Metën, ja çfarë më tha Sokol Olldashi!

6 Mars 2023, 17:59Politika TEMA

Ibsen Elezi: Demokratët nuk e duan Metën, ja çfarë më

Anëtari i Partisë Demokratike Ibsen Elezi, ka folur mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me vulën e PD-së. Elezi u shpreh se strukturat e PD nuk e donin Metën në koalicion, duke kujtuar dhe një bisedë me Sokol Olldashin vite më parë.

"Ku qëndron tradhëtia e Metës? Ju e mbani mend 21 janarin dhe protestën e opozitës për 700 mijë eurot e Metës, e cila ishte normale. 

Berisha duhet ta largonte Metën nga koalicioni politik, por në vend të kësaj ai e mbajti atë kosto për partinë duke mos u konsultuar. 

Demokratët nuk e donin Metën dhe e donin largimin e tij. Unë e kam diskutuar me Olldashin dhe ai në atë kohë më ka thënë se duhet të distancoheshim nga Ilir Meta. 

Berisha e shiti si një akt burrërie mbajtjen pranë të Metës, edhe pse u zbulua në një vjedhje. 

Meta të gjithë aksionin politik të tij në zgjedhjet e ardhshme e mbajti pikërisht me blerjen e elektoratit, duke iu kundërvënë pikërisht aleatit të tij, Berishës", u shpreh Elezi në Dritare TV.

2 Komente

  1. U
    Ufff

    O Elez akoma se ke kuptuar qe brisha nuk eshte burre. E mbajti metajn sepse shantazhohej per te birin, pasi edhe zeni kishte dale ne video per korrupsion. Ja u ka thene vete metaj ne mes te parlamentit kete gje dhe brishes i ngeci fjala ne gryke. Po ju keshtu jeni fanatik te gjithe paperjashtim. Ju duket brisha akoma i bardhe si bora, dhe ja bejne te keqen te tjetet. Brisha nuk eshte per asnjerin aty, vec per veten dhe familien e vet. Ka dashur qe ne pluralizem te nise nje dinasti te re me familjen e vet, ta kthej ne familje elitare qe te sigurihen per breza te tera si disa vende te tjera. Dhe ju katundaret sjeni gje tjeter vecse numra per te plotesuar enderrat e tij.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Burizani

      Po ç'e kujton Olldashin e gjore tashti, sa vjet u bene qe ka vdekur?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje