Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore! Mes tyre një efektiv dhe deputetë të PD

17 Prill 2026, 21:25Politika TEMA
Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë

Protesta kombëtare e Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione dhe përplasje, duke sjellë edhe të lënduar mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Aktivisti dhe ish-kandidati i PD-së për deputet në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, është paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore, dyshohet si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga policia. Ai është transportuar fillimisht me barelë dhe më pas me ambulancë drejt spitalit, në gjendje të fikëti, pasi ka rënë pa ndjenja gjatë protestës.

Po ashtu, edhe deputeti Luçiano Boçi është ndjerë keq gjatë tubimit, në një situatë që duket se lidhet me përshkallëzimin e tensioneve në terren.

Ngjarjet u përshkallëzuan menjëherë pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, kur një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë. Si përgjigje, policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Gjatë përplasjes, një efektiv policie mbeti i lënduar dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.

 

7 Komente

  1. L
    Legen burre

    Haaa ky djali komunistit Kalaja , ju garantoje qe ka stimuluar per tu mediatizuar....i ka ngjare babait komunist

    Përgjigjjuni
    1. @
      @.

      I biri i komunistit esht te drejt ke. Nipi i hajdutit te sindikatave Gezim Kalaja. Familje e privilegjuar ne atë koh. I njof si familje i kam pas komshinj. Prandaj militon tek komunisti Salpleh ky kok pallaska.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tropojani

      nuk jane Protestues ..por Kriminel..dhe duhen DENUAR..kush jane ata Gjyqetare qe i lirojne??He Harrova ..jane Gjyqetaret e Korruptuar...ropte ku ti keni....Berisha iku dhe do ndonje "Hero"..te Vrare...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati pa parti

        Sic duket ate Kalane duan ta bejne hero

        Përgjigjjuni
        1. A
          As dreqi nuk i ha keta maskarenj

          Nuk kane asgje pisat,bejne vete qe te kene simpatine e saliut. Kurvar bocin nuk e ha as dreqi,ky aulon budallai mos eshte i biri budallait hajdute gezim kalaja?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tung

            Tani bejne si viktima....Kalaja, Boçi apo ndonje tjeter. Kush kerkon te perdor dhune kunder policise se shtetit dhe institucioneve meriton dhune propocionale. Ti shikosh ça pulash jane.... me pak spraj dhe iken si lepuj. pa ndezur çibukun e xha Jahos se pastaj ikin me te katra...

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cute Babulja

              Aulonin e njoh mire, pasi e kam pasur student! Model i mediokritetit si student dhe gazetar! Per te tjerat nuk di cfare te them! I uroj te shkuara nese ka probleme shendetesore!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje