Internacionalja Socialiste reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Mbrojti me guxim vlerat demokratike

1 Nëntor 2025, 18:11Politika TEMA
Internacionalja Socialiste reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos:

Internacionalja Socialiste ka shprehur ngushëllimet për Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj, Edi Rama, pas ndarjes nga jeta të ish-kreut të PS-së dhe ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nano.

Në një reagim në rrjetin social X këtë shtunë, organizata ndërkombëtare vlerëson kontributin e Nanos gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri, duke kujtuar se nën drejtimin e tij Partia Socialiste u bë anëtare e Internacionales Socialiste.

“Fatos Nano luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Partia Socialiste e Shqipërisë u anëtarësua në Internacionalen Socialiste. Gjatë gjithë jetës, ai u angazhua me guxim në mbrojtje të vlerave demokratike dhe, në vitet 1994–1997, u burgos për bindjet e tij politike. 

Ai e udhëhoqi vendin në një periudhë të vështirë, duke u përpjekur të ndërtonte një shtet kushtetues e demokratik, si dhe dha një kontribut të rëndësishëm në reformat dhe modernizimin e Partisë Socialiste. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e tij”, thuhet në reagim.

2 Komente

  1. K
    Kur edhe internacionalja gënjen

    Cilat vlera demokratike mbrojti Nano aman? Korrupsionin, klientelizmin, kumarin, pazaret qeveritare, apo gënjeshtrat se do i kthente popullit paratë e vjedhura nga piramidat?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      O Gomar, Kush ti Rrefen keto perralla,Salihi???? Cfare idioti' Pse i lexon telegramet e Int Soc ? Nuk te pelqejne ...ok kemi 'nje mut me pak' si simpatizant..Pirdhu tek hordhia saleh

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje