Ish-ambasadori japonez që ka vendosur të jetojë në Shqipëri: Është vendi më i sigurt në Europë

15 Qershor 2024, 10:15Politika TEMA
Ish-ambasadori japonez që ka vendosur të jetojë në

Në episodin e 21-të të sezonit të 3-të të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar ish-ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, Takada Mitsuyuki.

“Nga japonez në katnar Tirone”, u shpreh Rama teksa tregoi se ish-ambasadori pas përfundimit të mandatit të tij ishte rikthyer për të jetuar në Tiranë, bashkë me bashkëshorten e tij dhe aktualisht ndërvepronte me sipërmarrjet shqiptare për të ndihmuar ato të lidhen me tregun japonez.

Ambasadori i rrëfeu kryeministrit Rama se si, kur ai ishte emëruar për të përfaqësuar Japoninë në vendin tonë, nuk e njihte Shqipërinë dhe se ishte përpjekur të mblidhte informacion në internet apo bibliotekë, por në fund kishte dëgjuar këshillën e ambasadorit japonez në Tiranë që po linte detyrën, që të mos kërkonte rreth Shqipërisë, të mos shqetësohej për asgjë, por të vinte dhe ta njihte vet, çdo ditë, nga pak.

“Paraardhësi im me telefonoi dhe më tha: nuk duhet të dini asgjë, mos u shqetësoni për asgjë.

U besova fjalëve të tij. Përshtypja e parë ishte: Shqipëria dukje si Japonia e 30-40 viteve më parë.

Njerëzit ishin shumë miqësorë, ishin mikpritës dhe shumë të sjellshëm.

Me jepnin këshilla mjaft të mira. Konstatova pak ndryshim me kulturën e vendit tim. Japonezët planifikojnë çdo gjë, por pashë që shqiptarët kishin vlera, familjen, miqtë dhe e shijojnë shumë mirë jetën e tyre”, tha ish-ambasadori japonez.

Më tej, i pyetur rreth asaj që ndante me kolegët e tjerë ambasadorë në vendin tonë, ai deklaroi se Shqipëria ishte një ndër vendet më të sigurta në Evropë.

“Më ka befasuar. Nga vendet europiane, Shqipëria është vendi më i sigurt dhe ambasadorët e tjerë më shprehen të njëjtin mendim. Shqipëria vendi më i sigurt në Europë“, tha ai.

Ai ka dhe një këshillë për sipërmarrjen, për të mbajtur të rinjtë shqiptarë në vend, ndërsa premton se do të angazhohet për të krijuar ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Japonisë.

“Ato duhet të krijojnë vende pune të reja, në të cilat të paguajnë rroga më të larta. Nuk e di sa mund të kontribuoj në këtë drejtim.

Ideja bazë është të gjej mundësi bashkëpunimi të përbashkëta mes sipërmarrjeve të dy vendeve, një mënyrë që sipërmarrja të paguajë paga më të mira që të mbajmë të rinjtë shqiptarë këtu”, deklaron ish-ambasadori.

4 Komente

  1. T
    Tom

    Ppr jo me kta qe drejtojne sot e kane drejtuar 30 vjet.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Pse o Tom? Këta që drejtojnë sot si të duken? Kam votuar deri në 2017 Partin Demokratike por ndryshimi me këta që drejtojnë sot është nata me ditën. Këta kanë shumë gabime, por nuk krahasohen me gabimet dhe fajet e PD, e cila ka aq shumë zullume po të rënda sa nuk ka të krahasuar. Këta po ndërtojnë do thuash po dhe vjedhin, ke të drejtë por këta kolegët e tyre po i fusin në burg, kurse çfarë ndodhte në kohën kur qeveriste PD? Këta nuk kanë vrarë, PD ka vrarë njerëz në mes të sheshit dhe ditën, pale sa ka vrarë natën…. Prandaj them nuk janë njësoj.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tom

        Keta vrane shpresen. Kur ishte PD kishim shprese se mendonim qe me I mire do vije. Ne 2013 I dhashe voten. Pas 2 vitesh ika nga Shqiperia. Sot nuk kam shok ne Shqiperi qe nuk me pyet si mund ta ndihmoj qe te iki.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bureto

        @Nik dëgjoje @Tomin, më duket se ka të drejtë. Nuk është e justifikueshme, por abuzues me pushtetin e të korruptuar ka gjithë bota. E rëndësishme është që këto, si kudo, të luftohen bile fort, ama kur luftohen ata që kanë pushtetin për ta ruajtur atë, të mos vrasin si në 1997, Gërdec 2008 dhe më keq akoma në 21 janar 2011 mu para zyrës së kryeministrit të kohës, tashmë "non grata" dhe në arrest në shtëpi. Ndryshim i madh apo jo?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje