Ish-kryetari i degës së PD Devoll, Arben Miza është tërhequr nga gara në primaret, të cilat po mbahen ditën e sotme.
Sipas tij, ky veprim ka ardhur pasi dy kandidatet e tjera gra janë anëtare dhe aktiviste të forta gjatë momenteve kur ai ka drejtuar PD e Devollit.
Me këtë veprim ai thotë se ka kërkuar të tregojë se u duhet hapur rrugë figurave të tjera të PD, duke u dhënë një mesazh kështu edhe drejtuesve të tjerë të vjetër të PD Devoll.
Me tërheqjen nga gara të Arben Mizës, kandidatët në primaret e Devollit janë Elvis Hajderelli, Vojsava Bregu dhe Xhensila Kapo.
Edhe ky ka vjedhur me tendera rrugësh bashkë me " të shoqin,atë pinokun"???