VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

2 Tetor 2024, 10:15Politika TEMA
VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, u paraqit paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së Spahisë në organin e akuzës.

Ish-kryebashkiaku pas daljes nga SPAK, është shprehur se është thirrur për një çështje që nuk ka interes publik.

“Nuk ka asgjë që të ketë interes publik”, tha ai shkurtimisht për gazetarët.

Më 26 mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve nga 22 kryetarë bashkish në zgjedhjet e 14 majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.

Kërkesa është dorëzuar nga Qëndresa Qytetare, e cila në një raport të detajuar thoshte se “veprimet e kryetareve të bashkive plotësojnë të gjitha elementet e figurave të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar në nenin 248, të Kodit Penal, si dhe të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të parashikuar në nenin 327/a, të Kodit Penal”. 

Bëhej fjalë për shpërdorimin e fondeve publike apo shkelje të kodit për fushatë elektorale.

5 Komente

  1. T
    Toni M.

    Po gezoje ate qe ke vjedhur-grabitur duke lere politiken o biri komunistit.. (kuptohet qe emri ne banke eshte me borzhe) Pastaje kur te dalesh nga goja e ujkut.. ky koke trashi sales do thote gazetareve...( me shume se dhjete gazetare po e presin te porta e spak-ut) sulm politik nga Edd R.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Humoristi

      Po katundarin e elbasanit nuk e ka nga pas!?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alb

        Ky ka bere para qe nga Ministria e Shendetesise dhe me vone ne bashki duke u kamufluar me thirrjen poshte qeveria

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taras Bulba

          Ky nuk ishte ai bandilli qe diqte shkollat me urdherin e kufomes ??? Qe ti mos harojm se se kush jemi dhe nga vime ……ky plera ….hajduti i bashkise ….ky qelbesira qe thiret ne SPAK dhe nuk perben lajm dhe interes per publikun thirja e tij …..po pse nuk me theret mua SPAKu o kriminel ?? Po theret ty …..keta duhen kaluar perpara toges ….babai i tij bashke me kufomen Sali nuk ishte arkitekti i thurjes se makinacionit te krimit ne 2.4.1991 dhe derguan faturen te PS ja …dhe shkodranet hengren sapunin per djath duke besuar te demokarcia e Saliut …...ja kush eshte babai i tij dhe ky bashke ….prandaj them nga vjen dhe kush je ……

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dajoshi TR

            Le ta shohim i her ktë tallagjarin e Saluk vemjes. Tja fusin loqet n’turshi kujtdo qe ka abuzu me paret e popullit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje