Ja batuta epike e Fatos Nanos për kapitalizmin në vitin 1987

31 Tetor 2025, 21:31Politika TEMA
Ja batuta epike e Fatos Nanos për kapitalizmin në vitin 1987

Në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Agim Baçi ndau mendimet e tij për figurën politike të Fatos Nanos, duke e cilësuar si një lider të veçantë në kohë të jashtëzakonshme.

Për Baçin, Nano ishte më shumë se një figurë politike , ishte një mendje e lirë që dinte të lexonte kohën, të fliste me humor dhe të largohej me dinjitet.

“Për Fatos Nanon duhen thënë disa gjëra të rëndësishme dhe të vërteta. Ai ishte lider në një kohë ndryshimesh të mëdha. Për fajin e tij të keq ishte në vitin 1991, kur vinim nga diktatura në demokraci. Shumë gjëra, për shkak të kulturës së dobët, nuk kuptoheshin dot. Dhe hera e dytë ishte në 1997, pas një revolucioni.”

Sipas Baçit, Nano u shfaq në skenën politike në dy momente kyçe për vendin.

“Në gjithë karrierën e tij politike dukej sikur e paraprinin dy revolucione të ndryshme: njëri të përmbysjes së diktaturës dhe një të përmbysjes së Sali Berishës. Nano erdhi në pushtet dy herë me modele revolucionare.”

Baçi ndau edhe nga përvoja personale me ish-kryeministrin Nano, teksa tha se, “Unë e kam takuar Fatos Nanon dhe mund të them që në sekondën e parë dallohej një humor, një shpejtësi të menduari. Përgjigjej me batuta, si për të thënë: po më kuptove mirë, nëse jo, s’ka problem për mua. Gjithmonë shumë i sjellshëm dhe njeri që kishte argument, jo thjesht autoritet.”

“Ishte e pakuptueshme në atë kohë që pas një viti kur u vra Azem Hajdari, ai dha dorëheqjen. Dhe për herë të parë u panë kryeministra dy djelmosha të rinj, sikurse ishte Pandeli Majko dhe Ilir Meta. U rikthye sërish dhe mori partinë, u rikthy si kryeministër deri në 2005. U largua dhe nuk u kthye më, edhe pse bëri një tentativë për t’u zgjedhur President i Republikës.”

Baçi theksoi se Fatos Nano kishte një aftësi të rrallë për të kuptuar kohën dhe për të marrë vendime në përputhje me të.

Ai vuri në dukje se, ndryshe nga shumë figura të tjera politike që kanë qëndruar në krye të partive për dekada të tëra, Nano tregoi një vetëdije të lartë për momentin kur duhej të largohej nga skena politike.

Sipas tij, në një kohë kur shumë liderë politikë e kanë të vështirë të tërhiqen, Nano diti të ikte me dinjitet dhe pa u kthyer më.

Për kohën ishte shumë e vështirë ta kuptoje,” – tha Baçi, – “por kur sheh njerëz sot që e kanë të vështirë të ikin – si Sali Berisha apo dhe të tjerë që kanë 20–30 vite që janë kryetarë partish të vogla – mund të themi që Fatos Nano diti ta kuptonte kohën e vet, dinte të ikte dhe dinte të kthehej. Por diti të ikte dhe përfare.”

Baçi kujtoi edhe një episod familjar nga koha kur motra e tij kishte Fatos Nanon pedagog në Shkencat e Natyrës, në vitet ’87–’88.

Ai e përshkroi Nanon si një njeri me këmbë në tokë dhe me humor të hollë, duke sjellë një batutë karakteristike që Nano kishte përdorur për të shpjeguar kapitalizmin.

“Mbaj mend që tregonte me kuriozitet në atë kohë – ime motër në 1987–88 – që ishte shumë e vështirë dhe të flisje me atë gjuhë, kur e kishte pyetur një student se çfarë është kapitalizmi. Nano i drejtohet dhe thotë: ‘Do të përgjigjem shumë shkurt se nuk kemi kohë ta shpjegoj. Kapitalizmi është një burrë që shqetësohet çfarë makine do t’i blejë çunit të tretë me gruan e dytë.’

Sipas Baçit, batuta e Nanos për kapitalizmin nuk ishte thjesht humor, por një mënyrë e zgjuar për të përshkruar thelbin e sistemit se në kapitalizëm, problemet nuk janë më ekzistenciale, por luksoze.

Ai e interpretoi këtë, si një realitet për të treguar stilin që deridiku parashikoi dhe vetveten e tij Nano.

Agim Baçi e cilësoi Nanon si një figurë me sens liberal dhe me kulturë debati, që sikurse ai kujton “Në Partinë Socialiste në atë kohë debatohej lirshëm. Në ato KPD-të e famshme që ai replikonte me të gjithë, debatonte me të gjithë dhe kishte sens debati politik.”

Në mbyllje, Agim Baçi solli në vëmendje disa nga marrëveshjet kyçe të arritura gjatë kohës së Fatos Nanos, duke përmendur zgjedhjen e presidentit konsensual Alfred Moisiu, emërimin e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si shembuj të politikës së dialogut dhe konsensusit që karakterizuan atë periudhë.

22 Komente

  1. B
    Bureto

    Nano ishte një figurë komplekse. Sigurisht inteligjent dhe liberal në kuptimin më të gherë të kësaj fjale. Në kohën e ndryshimit të sistemit, në fillimet e saj, me apo pa humor, thuhej se do ishte mirë që Ramizi, me që të dy ishin komunistë (anëtarë të PPSH), ta kishte çuar Fatosin tek PD-ja dhe Saliun tek PS-ja. Dhe ata që e kanë artikuluar këtë, me siguri që kishin parasysh karakteret e secilit dhe në këtë këndvështrim nuk e kishin gabim. Gjithsesi historiografia e tranzicionit kur ajo të shkruhet nga pena serioze, do të flasë edhe për këta të dy, jo me këndvështrimin emocional të sotëm apo të djeshëm referuar periudhës 1990-2005, por referuar bëmave të secilit, veç e veç apo në sinkron me njëri-tjetrin, në mënyrë të ftohtë me siguri do dalë në pah dhe ndryshimi i madh e i thellë midis këtyre të dy aktorëve politikë që në rrugën e vështirë të kalimit nga diktatura në demokraci, nga 'socializmi' në 'kapitalizëm', u ranë në pjesë shqiptarëve, ku mendoj se pa këta, bashkë e të ndarë, rruga drejt demokratizimit të vendit, prosperitetit ekonomiko-shoqëror dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, do të ishte shumë më e lehtë dhe më e shpejtë. Për Nanon që iku më parë, edhe pse më i ri se i dyti, uroj të prehet në paqë.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olaf

      Pika Gimo!!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fato

        Tamam! Me karrliqet e motrës o Gimo na trego barcaleta të një inteligjenti i kategorisë kopil ose bir krv që e futi Shqipërinë në qorrsokak!

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tironci

        Sic po e shikojme kapitalizmi eshte nje burre qe nuk paguan dot qirane e apartamentit ku jeton. Ju a themi kete ne qe jetojme ne Amerike. Ajo shprehje e Fatos Nanos tregon injorancen qe ky njeri paska pasur per sistemin prandaj luante bixhoz kur u be kryeminister.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ehhjetojet

          O vlla po sta ka fajin ky qe sje ti i afte dhe kur dole jasht kufijve.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vishja plot

            Hahahaaa

            Përgjigjjuni
          2. J
            JD

            Tironco, po te nxjerresh president Trapin, qirane se sheh dot as me dylbi aq lart shkon. Prit vllai se nuk ke pare gje akoma. Sa shkoi 1 pound mish lope? Prit se tarifat i paguajme neve jo shteteve qe ja u tarifon kllufi Trap. Trapistat duartrokasin bravoooo… por xhepin qe kishin bosh, tani e kane te shqyer fare. Prit deri nga Marsi o Tironco… do ja degjosh krismen cfare do pesojme ne te natyralizuarit ne USA, se per llotarine se rrun me njeri. Do qajne me oooiii Nard tallashi, Berti truinerti, MAGA=KAKA dhe te tjeret qe na bejne mbrojtjen e mustaqe misrit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tng

              Shume i vonuar je persa i perkete warhead me oiiii,ne keto vite kemi kuptuar Vetem te orine e Ramiz Kurves qe tju japim nga nje cop toke e ti genjejme.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lindi

              Tirons, nuk jetohet në amerikë duke lexuar gazetën tema. Ndrysho që ta kuptosh amerikën.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fjala

                Po juve te Amerikes u ka bere Trampi te pirdhni ne qyp si votojne ca shqiptare sali berishen ne Shqiperi, ndersa jeta ne Europe eshte si kapitalizmi qe eshte shprehur Nano. Mos u lerzisni se ju keni emer te madh dhe jete te vogel!

                Përgjigjjuni
                1. X
                  XHIXHI VELL MANOKLLA KE SUMA

                  E mër carac, qe ke ene trum ke shpia me qerpiç ene 1 budall m' fis..... kur ta kuptosh ti mer kar se çere ka thone ai ... do te kete mbi bari ty ene kalamojve te tu. Jo jasht te shkoni ju truKARET, po ene ne hone.. s' keni me u bo rob kurre.

                  Përgjigjjuni
                2. U
                  USA

                  O Tironco sa pune po bo ke USA?? A ke shku ne shkolle ne USA? Lexo,ndigjo ,meso,puno,jeto si Smerikan i vertete e,atehere mind ta kuptosh e ta zberthesh,theniet filozofike ,liderit te ndjere Super Intelektual!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironci

                    Ke te drejete, duhet ne fakt te kisha shkrujt qe "Kapitalizmi është një burrë që shqetësohet çfarë makine do t’i blejë çunit të tretë me gruan e dytë por keta jane shume pak burra sepse kapitalizmi eshte dhe nje burre qe nuk paguan dot qirane e apartamentit ku jeton". Ky eshte fakt. Rreth 45 % e amerikaneve nuk paguajne dot qerane". Lexo: https://www.google.com/search?q=how many families in usa have hard time paying rent

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Adriana viktima e “doktorit te njohur”

                      Nuk me duket e etikes te mburret burri se jeton si amerikan i vertete, se ka bere shkolla e ka kapur Ameriken!!! Kur vete Fatos Nano e thote me ironi ate batute dhe ne fakt ka bere Autogol. Sikurse i ndodhi ne jeten reale. Nje baba me nje grua zonje dhe dy femije si drita nuk do kishte bere kurren e kurres nje zgjudhje te tille. Jo Xhoana te qe po Perendia vete! Ti respekton keto norma mbaji per vete dhe ske pse debaton me mendimin e tjetri. Per me teper qe nuk po flasim per shkallen e intelektit te Nanoas. Ato jane personale. A Thenja e kesaj “Batute Epike” nuk eshte filozofike eshte thjesht nje Batute qe ai e vertetoj dhe ne jeten e tij. Tung

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        HUMANIST HYGO

                        Ik mi bazhell e SHQUPIT, beri autogol thote karuci????? AI GJITHE KOHES TALLTE ..ARIN me robt si puna jote.

                        Përgjigjjuni
                    2. M
                      Mentori

                      Kuptohet se sa më shumë vite të shkojnë aq më lartë dhe më e vlerësuar do të bëhet figura e këtij intelektuali të madh dhe kontributi i tij, në kushtet jashtëzakonisht të vështira, që ai drejtoi pushtetin, në situata të ngarkuara dhe të elektrizuara politikisht Me një mbështetje popullore Fatos Nano do të kujtohej si Qemal Ataturku për Turqinë.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pyetje:

                        Vallë me sa para mend në kokë pranoi prifti ortodoks t'i celebronte martesën e dytë në kishë?

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E Verteta

                          Thjesht, per nje gje ish me i zoti se te tjeret: me i perkushtuar ish kur luante pokerin mbremjeve me goten e wiskit perpara, se sa kur punonte diten per te miren e shqiptareve.

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            kacidhja

                            Mentor je i madh...........ke kopjuar udbashin Alia

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vloraku Real

                              ADRIANA, TE PERSHENDET PER ARRESYETIMIN E SHENDOSHE. TE KESHILLOJ TE MOS MERZITESH SHUME SI VIKTIME E DOKTORRIT SE ESHTE LIGJI I ZOTIT. ATA QE SHKAKTOJNE VIKTIMA, SHPEJT APO VON, ATA DO BEHEN VIKTIMA. PER ME SAKTE NDIQ RRJEDHEN E JETES TE ATyRE QE KANE SHKAKTUAR VIKTIMA. NISE TE PAKEN NGA MENDER ISH LIDERAT KOMUNIST E DERI TE MENDER INTELEKTUALI I MADH FATOS NANO. EKSPERIENCA E JETES ESHTE MESUSI ME I MIRE.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arlinda Ymeraj

                                Fatos Nano ishte inteligjent, qytetar dhe i kulturuar. Kaq. Si politikan, pavarësisht dorëheqjeve që tregojnë aftësi për të vlerësuar realitetin, ishte i papërgjegjshëm, aq më tepër për kulturën dhe formimin që kishte. Ai çdo gjë e trajtonte me humor, edhe shtetin, edhe politikën. Ishte ai që futi "shpërblimin" me paratë/ pozicionet e shtetit, pra korrupsionin. Edhe si pedagog ishte i papërgjegjshëm, pavarësisht batutave të këndshme. Edhe në leksion ishte e pamundur të ndiqej me kuriozitet e vëmëndje për shkak të fjalive të stërzgjatura, me kapërcime idesh, ton monoton dhe adpak gjithëpërfshirësh.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Reshit Lala

                                  Fatos Nano ishte një figurë e kompletuar intelektuale në fushën politikës ekonomike: Ai paraqiti në Durrës në takim me elektoratin e tij në vitin 1992 planin e rikonstrikktimit të ekonomisë shqiptare në bashkëpunim me trustet perendimore. "Kam biseduar me trustet perendimre për roninstruktimin e ekonomisë,- tha ai, por demokratët nuk duan këtë gjë! Ata duan ta shkaktërrojnë dhe ta çojnë në"0"! Për shqipërinë ishte faztkeqësi, që nuk e kuptoi dhe nuk e la Fatos Nanon të bënte irkonstruktimin e ekonomisë mbas viteve 90! Ishte e djathta shqiptare, që e shkatërroi ekonominë dhe mbrotjen dhe, sot SHQIPËRIA E PËRGATITUR DERI NË DHËMBË PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS, nuk ka një pushkë të mbrojë veten! Po të ishte pranuar programi i Fatos Nanos në vitin 1992 shqipëria të paktën para vitit 2000 do të kishte dalë në tregun ndërkombëtar për prodhimin e makinave Mercedes-Bens, të Autkombajnave "Fortstrit" në Durrës, të tankeve dhe traktorëve, të anijeve shqiptare të tonazheve të mëdha, e Katrave Siluruese e avjonëve etj! Po të ishte lejuar zbatimi i këtij programi, që kishte infrastrukturën mekanike industriale dhe njejrëzit e përgatitur shqipëria sot jo vetëm, që nuk do të ishte zbrazur nga gjysma e shqiptarëve, por do të kishte standartet e vendeve perendimore! Tragjedi, Tragjedi! Tragjedi!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje