Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në asamblenë e PS në njësinë 3, foli për rrugën drejt integrimit europian.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se falë punëve të deritanishme Shqipëria ka fituar besim dhe respekt.
“Ne kemi fituar respekt dhe besim, ne duhet të shfrytëzojmë këtë kohë që kemi tani, sa kohë ata e kanë derën hapur. Në momentin që Shqipëria bëhet anëtar i BE, ti je vendas dhe vendi është i gjithë Europë”, tha ai.
Gjithashtu Rama nuk la pa shigjetuar opozitën duke theksuar se mund të jenë në gjumë me siguri, ndërsa e kundërta tha ai është me PS e cila vazhdon organizimet e takimet.”
Ndodh që Shqipëria merr një asiguaracion demokratik pasi bëhet një vend që pavarësisht se thonë njerëzit, ata insistojnë shumë te drejtësia. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na ka ardhur në dorë që ne të bëjmë histori. Ky lidhet me fillimin e punës për zgjedhjet ardhshme. Ata ku janë tani? Mos janë duke fjetur gjumë? Se luli po, po ata të tjerët ku janë? Me siguri në kafe… Nuk organizohen. Por suksesin nuk na e fal njeri ne. Ndërsa tani nisim edhe rritjen sistematike të pensioneve”, tha ndër të tjera Rama.
Vazhdo Gjigand, mos u merr me ata pabuksa. Vetem ti shikosh ne protesten e tyre, duken sheshit qe jane pabuksa. Ku kane para ata te fillojne fushaten nje vit perpara, ishalla e fillojne dy jave perpara se kaq e kane buxhetin, kurse ne kemi para me bollek e mund ta fillojme edhe dy vjet perpara. Lere lere gallate fare, ne edhe me taksat e tyre bejme fushate kunder tyre.
PPSL !