Kandidatit socialist për deputet i humbin mbi 11 mijë euro: Ishin në një qese, kush i gjen ka shpërblim

16 Prill 2022, 21:05Politika TEMA

Kandidatit socialist për deputet i humbin mbi 11 mijë euro: Ishin

Një ngjarje e pa precedentë është regjistruar në qytetin e Kavajës, ku kandidatit socialist për deputet Vaid Shaba, i janë humbur rreth 1,4 milion lekë.

Burime për gazetarin e ABC, Aldo Kozarja, bëjnë të ditur se paratë mbaheshin në një qese nga një punonjës i zyrës së Këmbimit Valutor në pronësi të Vaid Shabës, i cili kandidoi në garën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 nën siglën e PS, për qarkun e Tiranës.

Pasi ka mësuar për humbjen e parave, kandidati për deputet ka nxjerrë në rrugët e qytetit të Kavajës edhe njoftime ku kërkon bashkëpunimin nga qytetarët.

Në këtë njoftim thuhet se kanë humbur 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Vaid Shaba premton edhe shpërblim për personin që jep informacion që i ka gjetur. /abcnews.al/

24 Komente

  1. k
    korieri

    Po a ka shperblim me te madh se keto para!intereant ogferta e deputetit!Kjo oferte mund te pranohet vetem nga ata qe kane miliona dhe uroj qe te ti kete gjetur ose Saliu ose Likja se Munika nuk i dorezon edhe pse ka para me thes.Nda qaji or mik.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lek Dollari

      Degjova sikur shperblimi ishte 12 000 Euro

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lenci bira

      Nje njeri mund te quhet i pasur nese merr 120 $ ne muaj tha nje balluke!!!! Po te isha une do ti jepja Ai nuk ti jep Pse Se kuptoj si nuk dorzoj 10 euro!!!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Kus mban 11 mije euro cash ne nje qese? Vetem te korruptuarit ose ata njerez qe jetone akoma ne shekullin e kaluar.Cili je ti o kandidat

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Kus mban 11 mije euro cash ne nje qese? Vetem te korruptuarit ose ata njerez qe jetone akoma ne shekullin e kaluar.Cili je ti o kandidat

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

            Kush i gjen, ka shperblim 11000 euro.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Gjej lepurin t'i maresh opingat. Perse i duhet shperblimi atij qe i ka gjetur kure ai i ka ne dore dhe i mere te gjitha parat.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Black Jack

                T’rrujt e ke , prit se po ti japin ????????

                Përgjigjjuni
                1. Te jesh kaq loqe !!!Seriozisht e ka ky?

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    UNE

                    Valid, qesen me para e gjeta une. Dergome shperblimin, pastaj bisedojme.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Argati i Beogradit

                      Duhet thene se kush I dorezon do shperblehet, sepse kush I ka gjetur tashme e ka marre shperblimin, 11 mije euro.

                      Përgjigjjuni
                      1. ?
                        ?

                        Kush i gjen ka shperblim e? Po pse mer rrote kush i gjen i mban per vete dhe s'ka ç'i duhet shperblimi jot.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Një qytetar

                          Mos u shqetëso, zoti ish kandidat, njerzit tanë të brumosur me edukatën dhe moralin e shëndosh komunist nga Partia dhe shoku Enver do t'i gjejnë dhe do ti kthejnë, bile jo me shpërblim, por do të shtojnë vetë nga xhepi i tyre për hatër të PS dhe shokut Edi Rama. Sidoqoftë, unë po të tregoj një ndodhi në ato kohë të paharruara: I thotë djali i vogël, nxënës në fillore të jatit: - Babi, ashtu siç na ka mësuar mësuesja në shkollë, që po gjetët sende apo lekë duhet t'i dorëzoni në rajonin e policisë, sot gjeta 5 lekë dhe ja dorëzova xhaxhi policit. Bëra mirë? I thotë i jati pasi e përkëdhel nga faqet: -Shumë mirë ke bërë, xhan i babit, por mos harro, kur të gjesh më shumë, bjerja babit.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            ArianG

                            Po mire mo koqe. Nqs une gjej 11.000 euro dhe ti kthej ty, e ti me shperblen me 200 euro, i bie te humbas 10.800 Euro, keshtu? Faleminderit po sme tingellon mire kerkesa jote. Kaq tutkun je o i zi, kujton se do te ti kthejne?

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Likja

                              Kush i gjen do i jap12 mij euro.????????????

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Deda

                                Shih çe idjoti donte tu bënte dhe deputet :Jap lek kush më jep lekë :sikur ai tjetri ska gjet lekë po në ndonjë dokument apo ndonjë qen

                                Përgjigjjuni
                                1. l
                                  lexues

                                  Te jap fjalen i dashur kandidat socialist Vaidi se po i gjeta do te ti kthej me nje kusht qe te me japesh dhe ti fjalen se do te me nxjerresh tek kendi i sendeve te gjetura ne rajonin e policise

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kapedani

                                    Ka shperblim thote , po ai qe i gjeti nuk ka me nevoje per shperblim.Ne kete bote ku jetojme si zor me duket qe ai qe i ka gjetur te ti kthejë.Per te ardhur keq po kjo eshte e verteta. Rip pareve dhe mos u merzit ,zere sikur aksidentove makinen dhe humbe disa lek.Nje shprehje popullore(nuk e di e kujt populli eshte) thote: i forte nuk eshte ai qe fiton por ai qe sa here humbet gjen forca te ngrihet dhe te vazhdoje perpara.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Me jep,15 milion qe te jap 100 lek

                                      Ky idioti duhet te jete president ose KM. Kush i gjen do kete shperblim,kur ai e ka shperblimin ne xhep.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Haxhi qomili

                                        Po pse shperblim kur nje kavajot mund ti mbaje e gjitha???

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shoku

                                          Kush eshte qe midis 1.4 m lek te reja te pranoj shperblimin??? Edhe djali i tij nese i gjen (nese ka djale) nuk ia jep.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kozmo

                                            Hahaha, Ne kete varferi qe e keni lene ju pordhitikanet kete POPULL, si mundet Valle te kthej dikush I qe I ka gjetur nje deputet I qe FITOJNE para me grushta. Ate e paska NDIHMUAR fati te shtyje ca muaj fukarallekun.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bujar Kanapari

                                              Ka sa te duash qe i dorezojne. Shumica nuk i mbajne leket. Kam qene deshmitare kur nje punetor ne nje qender pune me mbi 100 te punesuar, gjeti 45 milion leke te vjetra dhe ja dorezoi pronarit. Pas disa oresh, rezultoi se leket i kishin humbur nje turisti qe ende nuk ishte kujtuar per leket e humbura. I kishte te gjitha mundesite ti mbante pa u diktuar, se i tille ishte terreni. Aq me teper kur i zoti i lekeve u kujtua pas disa oresh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Detari

                                                Te gjithe komentet e turkoshakeve ketu jane pro-vjedhjes, dhe pastaj merziten kur vjedhin qeveritaret.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje