Kaosi në parlament/ Rama: Opozita kërkon fitore pa debat, e ka humbur misionin e saj

24 Nëntor 2023, 15:02Politika TEMA

Kaosi në parlament/ Rama: Opozita kërkon fitore pa debat, e ka humbur

“Mua sigurisht që nuk më duket normale dhe s’ka se si të më duket. Nuk e di, nëse ju mendoni se ka një rrugë tjetër më ndihmoni. Por buxheti dhe çdo ligj duhen votuar. Dëshira nga ana jonë janë të padiskutueshme, por kur ti shkon në kuvend për të folur dhe gjendesh përballë me një grup individësh që tregojnë forcën e muskulaturës. Ka dy rrugës, ose të tregosh forcën dhe ti, ose të vazhdosh punën. Rrugën e parë nuk e vazhdojmë dot, ndërsa të dytën do të vazhdojmë të ndjekim. Nëse ata që i thonë vetes opozitë, edhe pse ata veç opozitë nuk janë. Për arsye se të bësh opozitë do të thotë të flasësh, të sfidosh kundërshtarin me forcën e argumentit, me forcën e energjisë që duhet të prodhosh. Kjo është të bërit opozitë. Opozitat në parlamentet demokratike, nuk fitojnë asnjëherë debate matematike. Në gjithë botën, kur maxhorancat shkojnë në parlament dhe kanë një projekt. Ndërsa opozitat nuk e fitojnë debatin. Nuk mbaj mend unë të kemi qene ndonjehere në parlament si opozitë dhe të ketë ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur.

Më vjen keq por e thash dhe më përpara, ne nuk kemi ndonjë mekanizëm për të penguar njerëzit që të mos dalin nga mendtë. Nëse dikush vendos të shkojë në kuvend për të treguar forcën e muskujve, nuk e përcakton rregullorja për ta penguar. Thash për goditje fizike, për pengim të punës së institucionit, ka kodi penal disa predispozita. Por kodi penal është një gjë që vepron prokuroria dhe jo kuvendi. Edhe mua më vjen keq kur shoh njerëz të persekutuar me pa të drejtë dhe na drejtohen ne. ne nuk jemi dhe zot dhe shkop. Ne jemi shumica parlamentare që kemi votën dhe atë përdorim”.

4 Komente

  1. s
    selim

    Jo , ti i merr si shperblim te tokave qe fal sikur ti ka lene Kristaqi.Shqiperia eshte bere kurban i Zahos..

    Përgjigjjuni
    1. i
      ilir

      Ky vjedh me te dy duart dhe merret me Opoziten...ky ngeli duke dhene e falur toka bregdetare te partneret e biznesit dhe flet per "ndershmeri" Ky vend eshte bere si ciflik i Zahos se pare...

      Përgjigjjuni
      1. m
        mirel

        Motoja e ketij monstres eshte ta bejme Shqiperine rrush e kumbulla...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati idealist

          Opozitën sali maloku po e përdor si mburojë kundër SPAK-ut dhe ata budallenjtë po bëjnë kamikazin për surliun duke penguar punën normale të parlamentit.Roli i opozitës është të bëj opozitë kundër shumicës jo t’i vër flakën parlamentit,por unë mendoj se kjo opozitë e pjerdhur dhe e përçar ka për të dështuar.Votuesit nuk i kanë votuar të bëjnë veprime gangsterësh por t’i përfaqësojnë me dinjitet në parlament.saliun nuk e shpëtojnë dot nga burgu,të bëjnë çfarë të duan.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje