
Albana Boksi është anëtarja e Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, nëse do të vijojë të qëndrojë në burg apo do të ndryshojë masën ekstreme të sigurisë ndaj tij.
Po kush është Albana Boksi?
Albana Boksi ka lindur në Shkodër në 7 tetor 1974. Në vitet 1993 – 1997 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër. Në vitet 1998 – 2001 ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë, duke fituar titullin “Magjistrat Gjyqtar”. Në vitin 2000 është emëruar gjyqtare në Tiranë, ku ka kryer stazhin profesional.
Në vitin 2001 është emëruar gjyqtare në Elbasan. Në vitin 2006 është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë, në nivelin “Master shkencor në të drejtën penale”.
Prej muajit maj 2011 deri maj të vitit 2014, ka punuar si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës. Gjatë viteve 2014 – 2019 ka ushtruar sërish funksionin e Gjyqtares në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.
Në 5 prill 2019, Albana Boksi kaloi procesin e Vetingut pa probleme, duke u konfirmuar në detyrë. Në muajin dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtares në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në mars 2021 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
Znj. Boksi ka një eksperiencë të pasur në fushën e mësimdhënies në disa univeristete publike dhe private. Ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Është bashkëautore në disa botime e studime si; “Manual i Etikës Gjyqësore”, “E drejta për akses në gjykatë në çështjet civile”, etj., si edhe pjesë e grupit të ekspertëve në hartimin e Komentarit Elektronik të Kodit të Procedurës Penale.
Me ke parti eshte?
Me Partin e Euros, Leket dhe Dollaret i ka Alergji , si Shumica ne Sistemin e Drejtesis, mos me then te gjithe
Hahahahahahaha
Mos kerko se me ke parti eshte ….pasi nuk luan asnje rol dhe nuk do luaj , gjith kete histori ….bile dhe prokurori qeros i SPAKut gjykatesi nga Saranda jane te gjithe ne loje …jane pjese e sistemit……pyetja eshte shum e thjeshte ….nese duan brenda PS se ta denojne apo ta kene rival ne zgjedhjet per kryetar te PS pas epokes Rama …..ky eshte gjith sekreti ….asnjerit nuk ja mbante bytha te arestonin Veliajn pak muaj para zgjedhjeve kombetare ….historia eshte e stisur mire dhe bukur dhe Veliaj kete ne vetvete e ka te qarte …..eshte viktime e klaneve dhe luftes hibride per pushtet brenda PS ….ato kane qene te pranishme ne cdo kohe dhe nuk gjej asnje arsye perse duhet te mungoj sot ……..
Me Saliun, kuptohet. Te gjitha "arritjet" nga Saliu/Argita i ka.....
Po dihet me ke, me ate qe je dhe ti. Ndryshe nuk e nxirrte ne gazete Mero per mire. Lal hajduti ne burg e ka vendin dhe aty do qendroj.
Motra e Albana Boksit, Gentjana Boksi, ka qene sekretare e grupit parlamentar te Partise Demokratike deri ne vitin 2013. Eshte mike e Tit Patozit. Por nga inati i Saliut, cdo gje mund te ndodhe… Behuni gati per surpriza…
Really?! Pse kaq poshte luhet loja or tutkun
Kuptohet që është me PD vjena nga shkodra
Eshte me Partine e Shqiperise!
Cfare pyetjeje.... !? Kushdo qe ka bërë shkolle e karierë ne kohen e rrumpalles , dihet qe eshte i (e) perlyer .
Pse duhet te jete me ndonje parti?
S'ka nevojë që gjyqtarja në fjalë të jetë në ndonjë parti. Mjafton të jetë shoqe apo mike e Gitës. Shikoni përputhjet: mosha e njëjtë (dt.lindja 1974), periudha e studimeve e njëjtë (1993-1997), pedagoge në të njëjin fakultet si Gita etj. Por mbi të gjitha bie në sy që e gjithë karriera e saj është bërë, kur president, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) që emëronte gjyqtarët, dhe më pas kryeministër për 8 vjet, ka qenë babai i Gitës. Është miopi mos kuptosh se pothuajse i gjithë sistemi i drejtësisë, është në rrjetën e merimangës që e ka ndërtuar me trafik influence si vajzë e "monstrës", por edhe me shokë e shoqe si studentë, kolegët e fakultetit/eve si pedagogë/e dhe mbi të gjitha si arkitekte e skemave korruptive për të fituar bashkë me Zenin, pasuri marramendëse. Jo më kot të dy pjellat e Sa-lehut dhe Lilit të tyre të dashur janë sot "non grata" për Departamentin Amerikan te Shtetit (DASH) dhe Britanisë së Madhe, por më e rë dësishmja njëherazi familja më e urryer për shumicën e shqiptarëve. Por nëse urrejtja është evidente me votën e tyre, e vetmja armë që kanë, ndëshkimi është në dorën e drejtësisë, për të cilën me të drejtë janë skeptikë.
Duket e pjekme! Uroj te marri vendimin e duhur!????????????????
Po kush eshte vendimi i duhur?
Shifni reagimin e Sali Halese .........po fillovi ta shaje me liber shtepie gjyqtaren z,Velia del I pafajshem ..........po e la te qete gjyqtaren atehere eshte me bandes e Saliut .Erion Bani.Olci I Dasos apo Dumahani qe na doli nje Llalle I persosur
Albana Boksi eshte niveli zero si gjyqtare, eshte militante partie. Para PS si gjyqtaret e plepave.
O Milto, po kuptohet ore, me partine e shkodraneve se nuk e besoj te jete me Heronjte e Vigut...
E vertete,me cilen pati eshte kjo gjyqetare? Nqs eshte e partise se Sali Berishes,nuk ka drejtesi. Saliu nuk njeh drejtsi. Futja ne burg e Erion Velis eshte padrejtesia me e madhe qe bene prrokurori Dado,i shiturr te Saliu. Veliaj eshte denuar me porosi te Sali Berishes.Te shohim.
Ke te drejte Milto kete pyetje desha edhe une me e be por ishalla nuk eshe me PD-ne se nuk do ti japi te drejte Lalit Erit.Jane shume si ky dhe nuk jane ndeshkuar sic i thojne nje fjale e urte digjet i njomi per te thate.
A din kjo gjyqtarja ndonje gjuhe tjeter vec asaj shkodrane?
E fillut presionin ju kelyshet e meros dhe lalit ????????????
z. boksi vjen nga nje familje shum e mire shkodrane, nga te gjitha drejtimen, shkollat qe ka krye sigurisht tregojne edhe per aftesite profesionale, megjithate nese ndikohet ose jo nga interesa te njeaneshme do shikohet ne kete gjykim. frig kam se munde te ndikohet, qofsha i gabuar.
Perse duhet te na interesoje papritur kariera e Boksit?? Asnje gjyqtar me integritet nuk e liron Veliajn. E kane mberthyer me prova dhe procedure te rregullt si askend tjeter. Duhet te paguaje per aq sa ka bere, as me teper dhe as me pak. E masakroi me ndertime tiranen maskarai.
Ne ELBASAN. KISHTE miqesi. ME. PAJTIME FETAHUN,?
Thjesht bolstere.Gju me grushta. Me partine e dumanes besoj. Qe te mos e qesi bllof.
Thjesht bolstere.Gju me grushta. Me partine e dumanes besoj. Qe te mos e qesi bllof.
Shkodrane prej Puke
Milto,kete do e vendosim mbas gjygjit. Ne rast se e le Veliajn ne burg eshte e Sales dhe e Rames, ne rast se e liron eshte e Rames dhe e Sales .
E nxjerr Erjonin kjo bashkë me Sokol Binajn. Smund ta lenë pa prova brenda plus qe Dyli e ka lyejtë mirrë rrotën e qerres këtë rradhë. Kot nuk e mori Maks Haxhinë avokat, ai ja di mirë rradhën këtyre punëve.
gjakdhjeraja evgjito gerrci vendos per gjakdhjero evgjito arapi .......
Karieren duket e ka ber kur ka qe Halimi minister.
Me partine MUNDESIA.
Nuk ka ndonje aftesi profesionale. Si nga Puka i pelqen vetja, i duket sikur dikush eshte. Ne thelb, anon nga injoranca pavaresisht nga shkollat e Saliut. Ata qe e kane koken bosh mbahen ne te madh por jane kalli bosh. Ka ecur se ka ditur servilizmin qe nga k/inspk e deri te shefat. Shkodeanet e Pukes njihen per keto cilesi. Sa per partite dihet nuk ben perjashtim, me ke ka interes. Veliajn ka per ta qare me lot.
Gjykate e Larte me e shemtuar se kjo nuk ka qene asnjehere mbas viteve 90. E krijuar me shumicen e mostrave te sistemit te vjeter qe u “ rinovuan rruges”, si psh Asim Vokshi, Enkelesa Metaliaj qe nuk dihet se cfare merite kishte qe shkoi ne ate vend, pervecse moster lekesh, histerike, gojeshthurur dhe te tjeret qe shumica lepires te shtirur.
Po pse Ilir Panda është burrë i mirë, ish prokuror i diktaturës, apo Margarita qe ndau burrin të dënuar për korrupsion për të mashtruar organet e vetingut apo Valbon Çekrezi ushtar i bandave te Durrsit
Trup Tema dhe Shqiptarja.com qe i bejne biografine nje gjyqtare. Ky eshte presion indirekt perpara gjyqit. TURP, TURP! Kjo eshte tallje me besimin e publikut!
Zoti Veliaj do te qendroje ne arest me burg, nuk ka asnje aresye objektive te gjykohet ne liri.Por gjyqi duhet te filloje sa me shpejt, kjo eshte shume e rendesishme. Hajduteve i duhet treguar vendi!