Këlliçi 'qan' hallin e Ramës: Krimi i organizuar, pakicë bllokuese në Parlament. Asnjë reflektim për humbjen e katërt radhazi

25 Qershor 2025, 19:14Politika TEMA
Këlliçi 'qan' hallin e Ramës: Krimi i organizuar,

Në një kohë që Partia Demokratike ka pësuar humbjen e katërt radhazi duke i dorëzuar socialistëve një mandat edhe më të madh se tre të parët, përfaqësuesit e saj në media qajnë hallin e Ramës se është i kapur nga krimi.

Një ndër ta është edhe drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, një nga bashkëpërgjegjësit për rezultatin e dobët të opozitës, e cila tashmë nuk ka as mundësinë për të ushtruar presion mbi supermazhorancën e PS-së. Në vend që të analizojë shkaqet e dështimit të fushatës së tij, Këlliçi zgjedh t’u flasë qytetarëve për ndikimin e krimit të organizuar brenda mazhorancës socialiste.

“Koorporata kriminale në Shqipëri, krimi organizuar ka një grup parlamentar brenda PS, edhe nëse Rama s’dëshiron të përmbushë një kërkese, edhe pse janë bashkëaksionerë, me grupin parlamentar që ka krimi i organizuar që drejton kartelet më të rrezikshme në kontinent, kanë pakicë bllokuese në parlament” – shprehet ai.

Megjithatë, në vend që t’i kërkojnë kryetarit të partisë zbatimin e statutit pas humbjes, Këlliçi përdor retorikën e Berishës kur tregon se çfarë duhet të bëjë PD. Sipas tij, detyra themelore është ndërgjegjësimi i faktorit ndërkombëtar për shtetin e drejtuar për atë që ai e quan Ramaduro.

“Puna e PD qëndron në ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar, në shtetin e drejtuar nga Ramaduro, është një shtet që vihet në shërbim të pushtetit si në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. Ne kemi detyrë, që çdo ditë të jemi prezent në media, në raportet e ndërkombëtarëve në PE, duhet të jemi prezent me fakte e prova me denoncimet tona”, shprehet Këlliçi.

Por “ndërgjegjësimi i faktorit ndërkombëtar”, më shumë është retorika e radhës për të mbajtur ata pak demokratë me shpresën se do ndryshohet diçka. Koha ka treguar se faktori ndërkombëtar, përveç ndonjë kritike të herëpashershme, nuk i jep askujt fitoren në tavolinë, sidomos një opozite që nuk ofron shpresë, alternativë apo frymë të re, dhe që drejtohet ende nga një lider i shpallur “non grata”, i cili prej 35 vitesh nuk heq dorë nga drejtimi i partisë.

3 Komente

  1. F
    Firzamoniken dhe dil dasmave

    Ky ka nivelin e Vrenozit ...me shume nuk ka çfare jep dhendri socialiste.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

      po épave o evgjit. se sa te vlejti lekura

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        O Belo krrici ti je leter e djegur o hunderr. Duhet te japesh dorheqje deshtove me pordhestat tek bashkia e Tiranes, humbe ne menyre apokiptoke me 11 maj tani hapi rrugen dikujt tjeter, je i urryer masivisht ne Tirane, i lexon statuset ne gazeten Tema apo jo?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje