Kësaj here nuk e ka fajin Saliu!

7 Maj 2025, 19:25Politika TEMA
Kësaj here nuk e ka fajin Saliu!

Nga Ylli Pata

Duke parë sondazhet e shumta që janë publikuar në lidhje me zgjedhjet e së dielës, kanë nisur diskutime andej këtej se çfarë do bëjë Sali Berisha pas shpalljes së rezultatit zyrtar. Nga mazhoranca i kujtojnë qëndrimet kur Berisha nuk ka njohur asnjë palë zgjedhje kur nuk ka fituar vetë, kurse nga brenda PD-së kanë nisur zëra denoncimesh dhe parregullsish.

Mazhoranca nga ana tjetër, duke nisur nga metafora e bufit vijon batarenë e satirizimit me gafat që lëshon Berisha nëpër takimet intensive në fushatë. Po të marrim si një rast homolog gafat e Biden, ishte partia Demokratike Amerikane me figurat e saj kryesore që ndërhynë për ta hequr nga gara, edhe pse me Biden edhe mund të fitonin më shumë sesa me një kanidate të brishtë si Kamala Harris.

Ndërkaq, nga ana e panramës sonë, nuk ka pasur asnjë prej zërave të “senatorëve” të PD-së që të dalin krah kreut të PD-së, për të cilën ka nga ata që thonë që nuk është as kandidat për kryeministër. Ky kaos politik i lidershipit opozitar, natyrisht që ka si shkaktar kryesor  strumbullarin e gjithë kësaj rrëmuje. i cili e shklyu Partinë Demokratike nisur nga problemet e tij ligjore ppor edhe nërkombëtare.

Megjithatë, uhet thënë se edhe pse Berisha është në krye të kësaj panorama krize, fajtorët e saj më të mëdhenj, gjegjësisht shkaktarët, janë të tjerë. Janë deputetët ose drejtuesit de jure të PD-së që nga 8 janari 2023.

Që me Gazment Bardhin të parin, e thuajse gjithë grupin e deputetëve, deri tek Dash Sula që sot është kritiku më i madh i gjithë këtij grupi. Ata zhbënë juridikisht dhe politikisht të gjithë fitoren e madhe të 8 janarit 2022, ku triumfuan ndaj një hordhie aq të shëmtuar, sa të kujtonte produksionet hollivudiane për mesjetën e hershme.

Si Gazmend Bardhi, si Belind Këlliçi, që janë dy emrat më të rëndësishëm të kësaj PD-je dhe që kanë pasur kedencialet me diplomatët e huaj, e ky i fundit ka edhe mbështetje brenda bazës, lejuan këtë përcarje të madhe të opozitës, e cila politikisht është një dramë e madhe.

Sepse, do të jetë mjaft e vështirë që të nisë një proces real jo thjeshte kompaktësimi, por ngjizja e një lidershipi real të opozitës së nesërme.

Personazhet më popullore brenda opozitës, janë jo vetëm ata që quhen fitues të primareve, pore dhe emra të tjerë që kanë simpati edhe në pjesën gri të shoqërisë.

Ilir Alimehmeti për shembull, është një emër krejt i pranueshëm në përgjithësi, e ku diskursi publik ka qenë krej jashtë “standardeve” të PD-së, megjithatë ai nuk ka marrë asnjë shpërblim, edhe pse ka qenë superluajal ndaj lëvizjes së Sali Berishës.

Njëjtë edhe Jorida Tabaku, apo edhe emra të tjerë që mund të përmenden pa fund. Janë pikërisht këta personazhe, që edhe nëse zgjidhen në Kuvend si deputetë do të jenë si peshku në të thatë, e do të tërhiqen për hunde nga doktori, sa herë ai do të marrë ndonjë vendim impulsiv për largim apo për gjest të dhunshëm në sallë.

Këta personazhe pra, i kishin të gjitha mënyrat që të hynin në zgjedhjet vendore të vitit 2023, duke ngjizur apo vënë rrënjët e një lidershipi të ri politik, proces që është shumë i vështirë për tu krijuar.

Por vetëm për interesat e Sali Berishës dhe Ilir Metës, hodhën në erë të ardhmen e një populli opozitar. Për të cilin betoheshin, por kanë hedhur demokratët kundër njër-tjerit, duke hapur llogore mesjetare, vetëm për të ruajtur karrigen e deputetit.

11 Komente

  1. V
    Vala

    Kjo eshte njera ane e problemit. Me e rendesishme eshte ana kombetare ku Saliu eshte deklaruar si antikombetari me I paskrupullt. Une besoj se kjo do I kushtoje me shtrenjte se despotism partiak.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dega SPAK

      ..o po çu ba me ate celularin e Rames!? = lol

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Po pse pyet o Dega Spak , Rama ta dha ty celularin per ta zberthyer Dumani me Olsin ? Pyett saliun se te kthen pergjigje .

        Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Ai ka vetem hallin e tij. Asgje tjeter. Akoma u rren mendja se i prishet puna per Partine. Primaret nuk i vleresoi, se do te fut ne parlament njerez qe ti kete mbrojtje. Tipa si Flamur Noka.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sela

        Bohotina ke harruar Nallbanin "boksier"

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiperia Behet Mirdite

          Te kishte Shqiperia nje qeveri dinjitoze do ta kishin rrasur brenda banditin por PS bashkpunon me PD kshtu qe jemi ku jemi

          Përgjigjjuni
        2. g
          gori

          O Zot si mund të ketë kaq shpellarë që ti besojnë këtij krimineli.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

            po e zhdukur. kryekriminelin sali. nuk ka qetesi. o populli. i vuajtur. shqiptar. zgjou drejtesi. mer masa. sa nuk eshte von. se ai eshte kriminel. do beje. na nje krim. tjeter. coeni. te ilir. hajduti

            Përgjigjjuni
            1. z
              zhigolo

              Si quhet ky komediant me dy koka!

              Përgjigjjuni
              1. e
                edi rama - Fjale e Rrene

                Shendetesia falas ju tha ne 2013 - e besuat! Tani ju thote : Shqiperia ne 2030 ne BE! Tani po e besuat prape, natyrisht fajin nuk e ka me Saliu!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                  Foto qe flet shume. Njeriu bie aq poshte sa tallet e gjithe njerezia me te....megjithese ay mendon qe i ka dashur gjithmone. Une ju dueeee juuuuù..popo po popo pooooooo...ju due

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje