KLP reagon për deklaratat Rama-Berisha: Respektoni pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve

12 Shkurt 2025, 15:21Politika TEMA
KLP reagon për deklaratat Rama-Berisha: Respektoni pavarësinë dhe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gjyqtarin e çështjes së arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe deklaratës së Sali Berishës kundër Drejtësisë dhe veçanërisht SPAK dhe Dumanit.

KLP ka riktheksuar mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Gjithashtu kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.

“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë, për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. 

Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.

Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

6 Komente

  1. A
    And

    Nuk jeni te pavarur por jeni totalisht te varur me koke poshte jeni bere pis me kohe dhe sado qe te pastroheni do ju vije era parti si u vjen prok dhe gjygj qe arrestuan Ev

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shikoni, eshte dhjere Saliu nuk guxon te flase....

      Ku do futen keta plehrat e KLP kur populli ti marre zvarre rrugene te Tiranes. Ah more Ed Rama c'na bere me keto instutucione te reja gjoja te mbushur me kerma te korruptuara te Saliut?!

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xha Faiku

      Te dashur prokurore dhe gjyqtare qe keni kaluar Vetingun po ju kujtoj nje fjale nga Brahushi i madh- bishti i qenit bisht qeni ngelet - me c' me kane pare syte per 30 vjet me radhe qe keni qene llumi i shoqerise bashke me avokatet seksere, e veshtire me duket te ktheheni ne ajken e shoqerise

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapajane hesapi

        O KLP, thellohuni ne punen tuaj. Prokuroret Kane shume gjynahe. Ja psh, Ols Dado del sipermarres ndertimi, investitori, a ku di une. Nje tjeter Prokurore ne Durres, i shoqi perjashtuar nga vetingu si gjyqtar, ate e keni lene ne detyren e Prokuroret. Ndersa te pandehurve iu shikoni se me cilin Kane udhetuar ne Avion apo traget, se c'pasuri ka kushuriri i dhjete.... "ekziston dyshimi i arsyeshem se...." vazhdoi te zhytur ne korrupsion dhe padrej tesi.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          o shkerdhata te c'drejtesise qe u kemi peshuar me para, qe jeni me te korruptuar se politikanet, juve duhet zvheshur lakuriq dhe vene perpara si lopet duke u qelluar me domate i gjithe populli. Nuk ka pushtet te pavarur o pisa. Cdo pushtet duhet te kete vezhgime nga pushtete te tjera per te pasur balancimin.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bumbum..bum

            Nuk mbulohet dielli me shosh. Edhe puna juaj kështu ësht. Jeni dhe do jeni në vartësi të politikanëve. Jeni shkaktarët kryesor të përdhunosjes së shtetit ligjor. Jeni edhe më kriminela se ai që vret. Ja u thënt zoti aty ku ju dhëmb më shum. Te fëmija motra, vllai deri 7 bteza

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje