Kodet e linçimit publik të Altin Dumanit nga Berisha e Meta!

19 Gusht 2024, 20:07Politika TEMA
Kodet e linçimit publik të Altin Dumanit nga Berisha e Meta!

Nga Ylli Pata

Sulmi, apo më mirë më thanë masa e fyerjes ndaj kreut të SPAK, është një letër lakmusi për të analizuar opozitën. Konkretisht, ndajshtimet ”kriminel” e ”hajdut” i thonë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në kushte normale, do të quheshin pjesë e ”fjalës së lirë”.

Por në momentin që kur e thonë janë njëkohësisht pjesë e hetimit nga SPAK, janë në konflikt interesi, e besueshmëria e tyre, së paku është poshtë 40 përqindëshit.

Pra me fjalë të tjera, Berisha e Meta e kanë sulmuar SPAK, pasi prokuroria speciale ka nisur hetimet ndaj tyre. Edhe sikur ta kenë të qepur me argumente ata të dy, por edhe avoketërit e tyre televizivë, nuk ngjisin. Sepse e gjitha ka ardhur pas hetimit. Fundja, nëse janë në rregull, edhe sikur të ketë hetim, do dalin pa lagur. Por gjithsesi kjo është pjesë e një diskutimi që tirret  prodhon lesh pa fund.

Thelbi është se çfarë duan të përcjellin Sali Berisha dhe Ilir Meta me tonet e larta dhe sharjet e rënda ndaj Altin Dumanit? Të cilat, duhet thënë, nuk janë qëndrime politike të opozitës. Por ka një gjë se në këtë rasrt, askush nga opozita nuk i ka kontestuar qëndrimet anti-SPAK.

Kodi është i qartë. Si PD ashtu edhe PL nëpërmjet krerëve të saj, çdo hetimi të SPAK ndaj krerëve të tyre i quan nul. Përndryshe çdo hetim ndaj kundërshtarëve i quant ë pathelluara se duhet të shkojnë më tej.

Normalisht, Altin Dumani si kreu i SPAK ndjehet komod sepse  e gjithë politika nuk është komode ndaj hetimeve të tij. Por nuk mund të jetë homologe një e ekuzuar se ka marrë rryshfet një arkë peshku në arrest shtëpie me një person që ka 19 kulla. Por sërish kjo është një logjikë që varet nga SPAK dhe Gjykata Speciale.

Kur kemi autoritete të larta që sulmojnë një institucion që është bazik tashmë si SPAK, që merr shantazhe të përditshme, dikush duhet të flasë në emër të tij, natyrisht jo prokuroria speciale. Por Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nuk e bën ai? Të flasë presidenti i Republikës? Ka frikë? Atëherë i takon mazhorancës!

8 Komente

  1. F
    Franci

    Mos i jepni vlera qe nuk i takojne me Spakut. Kemi patur shume shprese te ky institucion por po na zhgenjen. Jane trembur nga kercenimet e dy kufomave Berisha e Meta.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sllobodanka

      Cfare kerkoni nga SPAK -u i Amerikes? Nuk e shikoni se si Flota Lexhendare Ruse zbarkoi në Mesdhe dhe po i afrohet Portit te Durresit? Sot arriti edhe fregata e njohur “Neustrashimy”, që cilësohet si ‘nëna’ e nëndetëseve. Ajo eshtë një anije masive e ndërtuar si shkatërrues periudhën e fundit të ish-Bashkimit Sovjetik dhe që i është nënshtruar rikonstruksioneve për tetë vite me radhë. 129 metra e gjatë, ka raketa lundrimi dhe kundërajrorë, raketa anti-nëndetëse; silurë, një top me zjarr të shpejtë, një mitraloz rrotullues dhe një helikopter. U rikthye në shërbim në vitin 2022 dhe ka si objektiv zonen pas Arkivit Qendror te Shtetit ne Tirane. LIroni birin dhe dhenderrin e Serbise, kreun e agjentures serbo-greko-ruse, Sali Vuk Berishen.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Amerikani

      Gazetar Pata , ne rastin me me pak zarar , vleresimi yt ne formen e definicionit thjesht duke pare fasaden , Po e qujme nje produkt paaftesie per pare pak me thelle , Pertej fasades . Ne rastin me te keq , dhe ketu dushoj forte se nuk ka se si te besh perjashtim nga ai taborri gazetarucrsh qe ia minimizoni krimet dhe klithmat S. Berishes ndaj mbrothesise se ketij vendi ... Per krimet dhe poshtersite ju e dini kush e ka denoncuar , kush e ka nxierre lakuriq , ndersa ju , Po kaq antishqiptar sa ai (SB) , e quani KRYEDEMOKRAT , lideri historik I se djathtes .... Degjoni , more maskarenj , SB nuk e ka me Dumanin , Po me AMERIKEN , me ate qe Po mundohet te na fuse ne Boten e lire , ne Boten Perendimore . Per kete urrejtje qe Po shpreh ndaj Amerikes ( duhet pranuar se te larot qe e ndjekin , e ka mbjelle kete fryme . Provoni te flisni me ndonje prej tyre qe te degjoni sec urrejtje Kane per AMERIKEN ) edhe Enveri atje ne varr e duartroket per kete balte dhe vrer qe Po derdh kunder Amerikes . Kam frike se kjo eshte rrzistenca e estalbishmentit 30 vjecar dhe keta PATAT Jane tellallet e tyre .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Jo vetëm kaq. Që kur thotë pëlqyeshmëria e tyre është nën 40% do të thotë që i ka hyrë frika edhe këtij gazetari. Të gjitha sondazhet e tregojnë se saliu ka pëlqyeshmëri 27% dhe spiuni vetëm 3%. Burracakët bëjnë mirë të heshtin nëse u ka mbetur ndonjë shtresë turpi.

        Përgjigjjuni
      2. e
        e po...

        Drejte; keta quhen fëndekë ne shqip dhe jane edhe hipokrita qe nuk flasin. Atehere dihet, te flasin ato partiçkat qe flasin njesoj si partite. Le ta ngrene zerin, por Dumani me drejtesine duhet te flasin urgjente me vepra se keshtu hiq e mos e keput, duket sikur jane ne nje tave dhe e bejne me qellim ose bashkebisedim. Per hajdutet mund te kete moshe burgu, por per kriminelet kurre, ndryshe pjestaret e prokuroreve dhe gjykatesve jane edhe ata bashkepuntore ne krim. Le te dalin qe neser te flasin dhe une e terheq fjalen time, por....diçka rrjedh si shurra ne poture.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardan

          Gushrtin ia kemi lene te lehe qeni Sali Sheqere Vuk Berisha; ne shtator do te kemi zhvillime te reja.

          Përgjigjjuni
          1. k
            km

            Po Dumani,a nuk mund te beje nje denoncim per fyerjet publike per shkak te detyres?Apo Ka hall se Avokat Derri i Berishes do te thote neser:-" nuk e duam kete prokuror se eshte ne konflikt interessi.Ka plot prokurore te tjeret,sa te duash.

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Ketyre horrave te politikes qe te shajne me liber shtepie spaku ti dergoj ne gjykate si hajdut e abuzues se pushtetit por edhe per fyerje publike.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje