Kodi Zgjedhor, në sprovën e Kushtetueses: Shehi dhe Aliebaj ankimojnë listën e mbyllur të deputetëve

20 Gusht 2024, 14:00Politika TEMA

Kodi Zgjedhor, në sprovën e Kushtetueses: Shehi dhe Aliebaj

Kodi Zgjedhor, i miratuar pas një marrëveshje të socialistëve me demokratët e Berishës, do të duhet të kalojë sprovën e Gjykatës Kushtetuese, për t’u aplikuar në parlamentaret e 2025.

Kjo pasi një grup partish opozitare kanë vendosur që ta ankimojnë atë, në fillim të shtatorit, kur rikthehet dhe aktiviteti politik e po ashtu puna nga ana e institucioneve.

Do të jetë logoja e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar i Dashamir Shehit, që do e mundësojë ankimin ligjërisht në Gjykatë dhe me të do të bashkohen dhe deputetët që janë pjesë e grupit të Alibeajt, ose që janë larguar nga Basha.

Partitë e vogla kanë kërkuar lista plotësisht të hapura ose lënien hapur të alternativës, që secila parti të vendosi vetë përqindjen e listës së hapur dhe të mbyllur.

Në Kodin që u ndryshua nga 106 vota të socialistëve me demokratët në Parlament në korrik, parashikohet që 1/3 e listës të jetë e mbyllur, ose 100 deputetë të caktohen nga kryetarët e partive dhe 40 të tjerët të shkojnë në Parlament, si përzgjedhje e votës parapëlqyese të votuesve, ose 2/3 e listës./abcnews.al

3 Komente

  1. S
    Shkembi

    Bravo. Duhet siguruar votimi me lista te hapura. Kjo eshte kauz per te cilen duhet te ngrihen shqiptaret dhe jo free Non grata.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adriatik

      Jo te hspura por te shqyera fare.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetare

        Lista te hapura Zgjedhje te drejta demokratike

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje