Analisti Shpëtim Nazarko, në intervistën për Abc News foli gjithashtu dhe për vendimin e Berishës për të dërguar pranë KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Lista me 230 emra u dorëzua nga deputeti Flamur Noka ndonëse çështja për vulën mbetet ende në gjykatë.
Emrat janë protokolluar nga administrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Ilirjan Celibashi në seancë publike, pas vlerësimit të legjitimitetit të dy kërkesave të paraqitura nën siglën e PD. I pyetur lidhur me këtë, analisti tha se është një provokim nga ana e Berishës.
“Që KQZ të mos pranojë duhet të ketë një vendim gjykate. Nëse Berisha merr si të mirëqenë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, ai e luan këtë lloj karte dhe thotë se jam vendim gjykate. Është një provokim i Berishës dhe thotë se unë mund të hyj këtu me vendimin e gjykatës së shkallës së parë.
Që të pranojë një vendim të tillë KQZ duhet të bëjë nul vendimin e gjykatës që do të dalë më vonë por është e pamjaftueshme. Celibashi nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë qëndrim vetëm nëse ai merr parasysh vendimin e shkallës së parë të gjykatës.”, tha ai.
Kujtojmë që në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, kreu i KQZ-së, kur u pyet se cilën palë do të njohë në zgjedhje, tha se do të vlerësohet legjitimiteti i atij që do të sjellë dokumentacion në KQZ.
Shtet pa ligje. 30 vjet përfaqësues të popullit e kanë bërë ligjet me bythën e lopës. Të pacipë dhe plera... natyrisht, sipas kokës edhe festen.
Po kete bujkun qe ka nivel ne te ulet se jy ini pse e ftojne ? Apo s’ka gje , mjafton te shaj opoziten
Jo mo jo, çne te shajme opoziten?? Opoziten ta puthim ne balle, e t"ia puthim duart se na nxorri ne drite..., e ta mbajme edhe kalaqafe se mos i ndyen kembet nga balta qe ia ka hedhur vendit dhe gjaku i shtetasve te vet qe ka derdhur ne mbrojtje te korrupsionit te vet.