Zgjedhjet vendore, kreu i KQZ takon ambasadorin e Britanisë së Madhe

27 Janar 2023, 16:11Politika TEMA

Zgjedhjet vendore, kreu i KQZ takon ambasadorin e Britanisë së Madhe

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, në fokus të të cilit ishin zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi shkruan në "Facebook" se me ambasadorin britanik kanë biseduar ndër të tjera për përgatitjet e procesit zgjedhor, verifikim e kandidatëve dhe transparencën e KQZ.

Postimi i Ilirjan Celibashit:

Zgjedhjet Vendore #14MAJ2023 në Shqipëri nën vëmendjen e duhur nga Mbretëria e Bashkuar.

Me Ambasadorin e British Embassy Tirana – SHTZ Alastair King-Smith patëm një bisedë mjaft konstruktive me fokus tek përgatitjet e procesit zgjedhor të ardhshëm dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për vendin.

Bashkëbiseduam mbi përgjegjshmërinë dhe transparencën e KQZ Shqiperi, procesin e verifikimit të kandidatëve, shmangien e përfshirjes së burimeve shtetërore në zgjedhje, rolin e medias në procesin zgjedhor, mbrojtjen e administratës nga influencimi i votës, si edhe mbrojtjen e të dhënave të zgjedhësve.

I theksova Ambasadorit King-Smith vijimin e propozimeve të KQZ ndaj Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Gjithashtu e falenderova Ambasadorin Britanik dhe Qeverinë e tij për ndihmën e vazhdueshme ndaj KQZ dhe dedikimin e tij për rritjen e mbështetjes ndërkombëtare ndaj institucionit qendror të zgjedhjeve.

 

2 Komente

  1. I
    I.Q mbajeni Djallin larg puneve te Shtetit Shqipta

    mesiguri Pinoku Ambas. kujdeset se si partia e Kryetarit me Liste ne dore dhe Video 700.000 € nji te ren te Lapsit , ilyer mutaj PL ,te perfitoje ndonji Hapsire ku te fusi doren e vjedhi . Per kte sherbim te vyer si i bene edhe dikur Specialistet e inglizit ,qe ja nxoren Videon e Dritatnit si nji "Montim" do shperblehet me Dy ose tre Lingota ,te vjedhura Thesarit te Shtetit . Larg Sataniket nga Problemet e brendeshme te Shtetit Shqiptare

    1. S
      Shefik Ormeni

      Cfare thote kunati i Fatmir Mediut, zoti Ambasador, do jene te lira zgjedhjet sivjet, apo do vazhdojme me traditen tone 80 vjecare?

      Lini një Përgjigje