Përplasja në PD më 8 janar, Spartak Braho: Ishte planifikuar vrasja e Alibeajt

27 Janar 2023, 15:27Politika TEMA

Përplasja në PD më 8 janar, Spartak Braho: Ishte planifikuar

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho deklaroi se më 8 janar, ditën kur ndodhi përplasja mes dy grupeve të PD-së në selinë blu ishte planifikuar vrasja e Enkelejd Alibeajt.

Në një intervistë për Euronews Albania, Braho u shpreh se Sali Berisha kishte informacione se Alibeaj ishte ndër kundërshtarët e tij më të fortë për kreun e partisë.


“Ai e pushtoi SHQUP-in një vit më parë. Çfarë bëri? Aq më mirë akoma që nuk ka dalë vendimi i gjykatës, ka dashur të hyjë në kundërshtim me ligjin atje.

Ç’do të bëjë ai kur të dalë vendimi i gjylatës, ta zëmë që nuk e njeh partinë e tij? Theu, dogji, shkatërroi, hodhi bpomba, rrezikoi jetën e Alibeajt.


Ishte planifikuar Alibeaj, që të goditej. Atë deklaratë e përkrahu gjysma e deputetëve të Partisë Demokratike. Rrezikohej se ai ishte në krye, kishte informacione Berisha që Alibeaj ishte ndër kontestatorët e tij kryesorë”, theksoi ai.

1 Komente

  1. U
    Universi shprsa ime

    Ja dhe KY spiuni doli ti hedhi benzin . Ka 1 vit kjo histori or trunxh. Do e kishin vrar nja 10 her deri Tani. Po ju keni hallin tuaj se të gjith e doni mes syve grushtin. Spiun . Si e ke Liken?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje