
Nga Ylli Pata
Të gjitha sondazhet e publikuara në javën e fundit të fushatës, japin një avancim të përgjithshëm të mazhorancës në shumicën e bashkive. Ndërkaq, një tjetër e dhënë e tyre është rritja e lehtë e koalicionit të Berisha-Metës, e ulja po aq e lehtë e Partisë Demokratike zyrtare të Enkelejt Alibeajt.
E duke u nisur nga kjo pozitë, mbështetësit mediatikë të Berishës kanë nisur të bombardojnë me artilerinë e rëndë Alibeajn, Lulzim Bashën e Roland Bejkos, që duket se do rritet edhe më shumë deri në fundjavë.
Synimi është i qartë, që të mos lejojë në asnjë mënyrë që në këshillat bashkiake të vendit të shfaqet një opozitë e re, e cila është dukshëm anti-Berisha. Pjesa e partive të vogla opozitare, si Dash Shehi e Agron Duka, edhe pse nuk u bashkuan me Berishën e Metës në koalicion, në daljet televizive janë mbështetës së fortë të kandidatëve të foltores. E kjo taktikë, natyrisht që mund t’i lërë thatë ata në këshillat bashkiake.
Por konfigurimi i një opozite të re në çdo bashki, është një shans mjaft pozitiv për të ngritur nga e para PD-në pas 14 majit. Shifrat e sondazheve i japin PD-së zyrtare nga 5-9%. Një shifër që është brenda marzhit të gabimit, e ka gjasa që leximi real nuk mund të lexohet aq kollaj nga sondazhet. Të cilët në përgjithësi nuk i perceptojnë partitë e vogla apo realitetet lokale.
Gjithsesi, ajo që duket nga fotografia që sjellin thuajse të gjithë sondazhet, shihet qartë se strukturat e Partisë Demokratike janë “gjallë” thuajse në 61 bashkitë e vendit, edhe pse partia e tyre i ka lënë thatë duke mos vendosur kandidatë për kryetarë në shumicën e tyre. Nëse do të kishte kandidatë, sipas të gjitha gjasave tërheqja e votave nga pjeseëtarët e strukturave do të ishte më e lehtë dhe mund të kishim një realitet krejt tjetër.
Nëse sondazhen konfirmohen, pra që PD e Alibeajt do të ketë rezultat edhe pse modest por thuajse të njëjtë në të gjitha bashkitë, atëherë është e qartë se strukturat lokale të saj nuk janë shkrirë dhe funksionojnë. Ndërkaq, do të kemi një realitet politik krejt tjetër në bashkitë ku BF-ja nuk do të arrijë të fitojë postin e kryetarit.
Anëtarët e këshillave bashkiake të saj, në shumicën e tyre dominohen nga Ilir Meta, i cili natyrisht do t’i përdorë për të instaluar strukturat lokale të Partisë së Lirisë, të cilat janë shkërmoqur më 25 prill 2021. E ka shumë gjasa, që PD-ja edhe pse me pak anëtarë të marrë fuqinë morale dhe politike të opozitës ndaj pushtetit. Ndaj dhe shpjegohet agresioni me muicion të shtuar orët e fundit.
Megjithatë, gjasat janë që të mos ndikojnë, pasi ato pak vota që merr PD_ja nuk vijnë nga komuniteti i jashtëm i votuesve të rregullt të së djathtës, por nga kundërshtarët tashmë të bindur e të konsoliduar të dyshes Meta-Berisha brenda opozitës. E duke qenë edhe të organizuar në strukturat kapitale të PD-së, rritjen do ta kenë më të lehtë në shikimin kah zgjedhjet parlamentare të 2025. Plus që sipas gjasave do të ketë edhe zhvillime të tjera.
Një parti që merr 40% te votave cdo zgjedhje, zbret ne 5% dhe është gjallë? Po takimi Basha-Balla në kurriz te PD është normale? Apo i ka takuar Saliu se ai e ka fajin.
Lerini retorikat dhe gjuajtjet ne ere. Sali Sheqere Vuk Berisha 3 kreu misionin e vet: shkaterrimin total te Shqiperise, sipas kerkeses se agjentures serbo-ruse ne Shqiperi dhe eshte shperblyer sa te kete jete per te gjitha krimet e tij, pa i hyre gjemb ne kembe. Shqiperia eshte vend i vogel qe e mbysin agjenturat e shteteve fqinje. Se cfare do te beje PD-ja zyrtare leriani brezit te ri. Une jetoj ne Amerike, i larguar i lemerisur nga krimet dhe vjedhjet e kryekriminelit dhe kryehajdutit djalit dhe dhenderrit te Serbise, burrit te Sllobodankes, por me dhemb per Shqiperine.
O Pata. Edi Rama e tha qartë dhe shkoqur. Alibeaj ka vulën, por nuk ka bythë, ti thua që PD do marrë fuqinë morale dhe politike të opozitës ndaj pushtetit.
Gjyshi vazhdon te gaboje me parimin:”Per inat te vjerres kerkon te flirtoje me myllixhine!”Votat te shkojne per Pd e jo per Pl!Ende nuk eshte vone thirrja te votojne per Pd e primaret !