Kriza energjitike, Rama: Po vjen dimri më i vështirë pas Luftës së II Botërore, jemi me dorë në zemër

19 Tetor 2022, 17:33Politika TEMA

Kriza energjitike, Rama: Po vjen dimri më i vështirë pas

Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët në Dropull e ka vënë sërish theksin tek inflacioni që ka shkaktuar lufta e Rusisë në Ukrainë.

Për shkak të luftës në Ukrainë, Rama tha se ky do të jetë dimri më i vështirë që pas Luftës së Dytë Botërore, pasi kështu ka urdhëruar Vladimir Putin.

" Vendosëm të mos rrisim çmimin e energjisë dhe sot po e mbajmë ende. Po nuk ra shi nuk mbushen ato hidrocentrale dhe nëse kjo nuk ndodh, është hall i madh. Tani po rrimë me dorën në zemër se çfarë do bëhet në nëntor, se faktikisht nuk janë mirë shifrat. Problemi është që mund ta lesh, por vjen një ditë kur s’ke fare ose ke pak dhe fillon shkurtimet, por ne i përjashtojmë shkurtimet si mundësi.

Dhe për të ardhur tek inflacioni dhe mbështetja, bëmë një paketë por nuk mjafton, ishte tre muaj, iku u harrua, vera solli të ardhura të rëndësishme nga turizmi në zinxhirin ekonomik, por sot në çdo tryezë në takimet jashtë biseda kryesore është se po vjen dimri më i vështirë pas luftës së dytë botërore, sepse ky është basti që ka vënë ai Cari i Kremlinit, luftën e bën me Ukrainën por basti është të gjunjëzojnë Perëndimin, duke e detyruar të futet në një spirale pamundësie që nis me energjinë, por reflektohet tek çmimet.

Ne përveç fondit për të mos prekur çmimin, gjë që shumë kush nuk e ndjen se nuk preket dhe kur ia thua atë që nuk ndodh, natyra njerëzore nuk e merr në konsideratë, dhe politika është dhe të ndalojë atë që nuk duhet të ndodhë, dhe kështu shumëkush fillon dhe flet broçkulla", tha Rama. 

28 Komente

  1. G
    Gimi

    Do mundohemi ta perballojme ashtu si e gjithe bota

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vini

      Me ndihmen tuaj do ia dalim dhe kete here

      Përgjigjjuni
      1. S
        Seli

        Jam e sigurt qe do e kalojm shume lehte me masat qe ka marr qeveria

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erda

          Shpresoj ta kalojm sa me lehte kete krize

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eli

            Me uljen e cmimit te druve padyshim qe eshte lehtesim

            Përgjigjjuni
            1. D
              Druri

              Ju doni nje dru bythes o patronazhiste

              Përgjigjjuni
            2. K
              Klea

              Me sa te mundemi do ja dalim skemi cbejm

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agron

                E grive kete popull e vodhe edhe per 40 vjetet e ardhshme dhe tani po na kendo kengen. Bravo rame, robt ku ti kete ky milet

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elma

                  Besoj se do ia dalim kete kohe krize

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Miri

                    Po bejme marreveshjet e duhura per ta perballuar krizen sa me lehte

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Marjus

                      Edhe pse jemi ne nje situate te veshtire krize prape po e perballojme me se miri

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Timi

                        Shpresojme per nje dimer me shum reshje dhe te lehte per ne

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vini

                          Besoj se do ja dalim me se miri

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alesio

                            Do e kalojme lehte kte krize fale masave te marra

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Denisa

                              Ka per te qene nje dimer i veshtire por prape kam besim se do ta perballojme dhe kete sfide

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nesti

                                Keni marr disa masa per ta perballuar pak me lehte krizen

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sara

                                  uaaa prape 6 Endrifugista ketu......

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Alban

                                    Mendoj qe me sensibilizimin e qytetareve per kursim do ja dalim edhe kesaj here

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Luan

                                      Te gjithe se bashku mund tja dalim , qytetaret se bashku dhe nje dore e jep shteti dhe fo ja hedhim paq.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. b
                                        beni

                                        me edin ne krye do ecim mire ne kete krize

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          ardi

                                          qeveria po merr masat e duhura per te na shpetuar

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Nari

                                            Kjo krize po prek gjith boten po masat po merren sic duhen

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Leo

                                              Si ju te ishin te gjithe shqiperia do ishte perpara

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shullaku

                                                Respekte per keto vendime qe keni marr keto kohe

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Kakam

                                                  I vetmi shtet me masat me lehtesuse

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gazi

                                                    Si kane fytyre dhe flasin keta plera per lek

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. C
                                                      Colja

                                                      Ju falenderojme qe merrni vendime te duhura dhe te verteta

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Jari

                                                        Duke qene te bashkuar do ti kalojme te gjitha situatat

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje